Sudani Jugor, sulmohet avioni amerikan, plagosen tre ushtarë

Sudani Jugor, sulmohet  avioni amerikan, plagosen tre ushtarë

Tre oficerë amerikanë janë lënduar kur avioni i tyre është goditur me plumba, duke fluturuar mbi Sudanin Jugor, njoftojnë autoritetet amerikane të shtunën.

Aeroplani, sipas konfirmimit nga Washingtoni zyrtar, ishte duke fluturuar për të marrë shtetasit amerikanë të ngujuar në këtë shtet, i cili karakterizohet të dhunshme prej një jave.

Sipas mediave ndërkombëtare, avioni amerikan është goditur me artileri kur po kalonte mbi shtetin Jonglei, që gjendet në veri të shtetit, që ishte arenë e përplasjeve të dhunshme mes rivalëve në shtetin më të ri afrikan. Njëri nga ushtarët e lënduar, sipas AP-së, thuhet se është në gjendje kritike.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar ndërkohë nisjen për në Sudan të të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në rajon, për të promovuar dialogun mes fraksioneve rivale në vend.

Ky vendim i administratës amerikane është marrë një ditë pas sulmit ndaj bazës së OKB-së në Akobo, që shkaktoi vdekjen e dy paqeruajtësve indianë dhe të paktën 20 civilëve.

“Është koha që liderët e Sudanit të Jugut të mbajnë nën kontroll grupet e armatosura, të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj civilëve dhe t’i japin fund spiraleve të dhunës mes grupeve të ndryshme etnike dhe politike”, ka deklaruar Kerry.

Të enjten, sekretari i Shtetit telefonoi edhe presidentin sudanez, Salva Kiir, duke i kërkuar mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe që të punojë për vendosjen e paqes.

EMISIONET