Suarez e Messi "tenis" ndaj Gironës, Valverde hyn në historinë e Barcelonës

Suarez e Messi "tenis" ndaj Gironës, Valverde hyn në

Barcelona e Ernesto Valverde nuk di të ndalet. Katalanasit mundën thellë 5-1 Gironën duke vendosur dhe rekordin prej 32 takimesh pa humbje.

Ishin miqtë e Gironas që shënuan të parët, pas vetëm tre minutave lojë.

Sulmuesi Portu përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen e Barcelonës dhe pas asistimit të Anthony Ruben Lozano mposhti Ter Stegen.

Megjithatë reagimi i Barcelonën nuk vonoi. Në minutën e 5-të i shërbyer nga Messi, Luis Suarez vendosi barazpeshën, përpara se sulmuesi argjentinasi të shënonte golin e avantazhit dhe të tretin me një supergol nga goditja e dënimit. Në minutat e fundit të pjesës së parë Suarez realizoi përsëri duke i dërguar katalanasit drejt dhomave të zhveshjes në avantazhin 4 me 1.

Në fraksionin e dytë, ishte Coutinho që gjeti rrugën e rrjetës, ndërsa Suarez realizoi dhe të 6in për Barcelonën dhe të tretin personal, duke marrë me vete dhe topin e takimit.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona mbetet në vendin e parë, në kuotën e 65 piëkve, ndërsa Girona mbetet e 9-ta me 34 pikë.

EMISIONET