Barcelona nuk di të ndalet në LaLiga.

Blaugranët mundën thellë 5 me 0 Real Betisin.

Në "Benito Villamarín" 45 minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë kishte një tjetër histori.

Të besuarit e Ernesto Valverde "shpërthyen" në pjesën e dytë, duke shënuar plot 5 herë.

Ishte Ivan Rakitiç që zhbllokoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa golat e Lionel Messi-t dyherë dhe një i uruguajanit Luis Suarez, kompletuan "pokerin" e Barcelonës. Në sekondat e fundit të kohës së rregullt Suarez plotësoi dhe dopietën e tij personale dhe gjithë takimin në 5 me 0.

Pas kësaj fitoreje, katalanasit vazhdojnë të qetë rrugën drejt titullit kampion, duke u ngjitur në kuotën e 54 pikëve, +11 nga ndjekësi më i afër Atletiko e Madridit.

/Ora News.tv/