Stuhitë e pluhurit në Indi: Raportohen rreth 100 të vdekur

Stuhitë e mëdha të pluhurit kanë goditur shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Rajasthan ku kanë mbetur të vdekur rreth 100 persona, ndërsa ka shumë të plagosur.

Të mërkurën stuhitë ndërprenë energjinë elektrike, rrënuan pemët, shkatërruan shtëpi dhe vranë bagëtitë.

Shumë prej të vdekurve po flinin kur shtëpitë e tyre u shembën pasi u goditën nga shpërthimet intensive të vetëtima.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbja e jetës në këtë shkallë është e pazakontë.

Sipas BBC, të paktën 65 persona vdiqën në Uttar Pradesh, ndërsa më shumë se gjysma e tyre në rrethin e Agra, e cila është shtëpia e monumentit të Taj Mahal. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

EMISIONET