Stuhia gjigande e pluhurit përfshin Australinë

Një stuhi gjigande pluhuri ka mbuluar komunitetet në të gjithë Australinë juglindore. Stuhia e pluhurit ktheu qiellin ngjyrë portokalli dhe ngriti shqetësime në lidhje me cilësinë e ajrit.

Autoritetet lëshuan një paralajmërim për shëndetin publik në Sydney të enjten, pasi masa e pluhurit prej 500 km mbërriti në qytet duke shkaktuar vonesa në fluturim.

Në shumë rajone në New South Wales (NSW) banorët kanë pasur probleme me shikimin.

Autoritetet thanë se stuhia ishte nxitur nga erërat e forta që ngritën lart tokën e thatë.

Ngjarja është përkeqësuar nga një thatësirë që ka prekur të gjithë shtetin e NSW që nga gushti, sipas Zyrës Australiane të Meteorologjisë.

Mjekët raportuan se dhjetëra njerëz kishin pasur probleme të frymëmarrjes apo astmës të enjten, por nuk dihet ende numri i të prekurve nga pluhuri.

Zyrtarët e shëndetësisë këshilluan vendasit të qëndronin në ambiente të mbyllura, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme të frymëmarrjes.

EMISIONET