Stuhia "Emma" dhe "Bisha nga Lindja" goditën Britaninë me një shpërthim të fundit të stuhive, akullit dhe përmbytjeve.

Mijëra shoferë dhe pasagjerët e trenave mbetën të bllokuar brenda natës, ndërsa moti ekstrem vijoi të bënte kërdi edhe gjatë ditës së sotme. Fillimisht, rrugët u përmbytën nga ujërat dhe më pas u mbuluan nga akulli i zi.

Tetë automjete u rrëzuan në autostradën A38 në perëndim në Devon, ndërsa shoferët u përpoqën të luftonin me kushtet e pafavorshme të motit, sipas Highways England.

Sot, Hekurudha Jugore, e cila drejton shërbime drejt Sussex, u kërkoi udhëtarëve të përfundojnë udhëtimin e tyre para orës 15:00, ndërkohë që London Waterloo do të mbyllet në orën 8 të mbrëmjes, pasi shërbimet në hekurudhën jugperëndimore lajmëruan se do të mbyllin shërbimet në orën 18:00.

Spitalet kanë anuluar operacionet dhe mjekët po luftojnë për të vizituar pacientët në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa edhe vetë shërbimet e ambulancës po hasin në vështirësi.

Rreth 4,000 zona në Uells dhe në Anglinë e Jugut mbetën pa energji këtë mëngjes, së bashku me 5,000 në Derbyshire - ndërkohë që Policia në Kent mori 100 telefonata në vetëm 30 minuta të përplasjeve.

Shtatë paralajmërime nga përmbytjet janë lëshuar në të gjithë Jugperëndimin e vendit dhe në Verilindje duke u kërkuar njerëzve të marrin 'veprime të menjëhershme', si dhe 20 paralajmërime - duke përfshirë një për lumin Thames midis Putney dhe Teddington në Londër.

Dy forca policore deklaruan 'incidente të mëdha' ndërsa Ushtria veproi për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që mbetën të bllokuar në makinat e tyre. Shërbimi Qendror i Ambulancës Jugore bëri thirrje për ndihmë nga pronarët e makinave 4x4 për të lëvizur stafin e saj.

/Ora News.tv/