Studiues nga 5 universitete në botë analizojnë figurën e Skënderbeut

Studiues nga 5 universitete në botë analizojnë figurën e

Në 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, studiues nga 5 universitete të Italisë, Turqisë dhe Spanjës u mblodhën në Romë në një seminar shkencor për të kujtuar dhe analizuar  figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Analiza trajtoi figurën e Heroit tonë Kombëtar nga epoka e mesjetës deri në kohën moderne në territorin e Mesdheut.

Profesor Francesco Altimari nga  Universiteti i Kalabrisë, e vuri  theksin tek rëndësia e figurës së Skënderbeut si strateg.

Francesco Altimari: Gjergj Kastrioti është dhe një figurë e spikatur e kulturës europiane në kohën në të cilën ai jetoi, por dhe përtej kësaj periudhe kohore. Siç dëshmojnë qindra botime dedikuar figurës së tij në vende të shumta të Europës, sa herë që identiteti europian vihej në krizë, kishte një thirrje ndaj figurës së tij, si një figurë simbolike europiane. 

Ndërsa Profesor Gennaro Varriale nga  Universiteti Federico i II Napolit shprehet se ka ende dokumente historike të pazbuluara mbi figurën e Heroi tonë Kombëtar.

Gennaro Varriale: Një studim më të zgjeruar mbi figurën e Skëndërbeut e pasardhësve të tij në Itali duhet bërë në arkivat spanjolle, sidomos në arkivin Simankas, që është një nga arkivat më të rëndësishëm, apo arkivat kombëtarë në Madrid apo ato të mbretërisë së Aragonës ku mund të gjesh akoma dokumenta mjaft të rëndësishme mbi valën e parë të refugjatëve shqiptarë të epokës së Skëndërbeut në Itali, një temë mjaft e fortë e aktuale dhe sot. Le të shpresojmë që historianët e rinj shqitparë sot të hulumtojnë e të sudiojnë dokumente të reja.

Edhe Universiteti i Ankarasë solli në këtë seminar dokumente historike mbi revoltën e Skëndërbeut kundër Perandorisë Osmane.

EMISIONET