Studimi i ri mbi ndikimin e vullkaneve në tokë rrëzon vlerësimet e mëparshme

Studimi i ri mbi ndikimin e vullkaneve në tokë rrëzon

Vullkanet përbëjnë një kërcënim më të madh për njerëzimin sesa ishte menduar më parë, ndërsa shkencëtarët e Tokës në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë se super-shpërthimet janë historikisht më të shpeshta se sa të dhënat e mëparshme të zbuluara.

Duke analizuar aktivitetin vullkanik brenda 100,000 viteve të fundit, hulumtuesit nga University of Bristol kanë rishikuar afatin kohor për super-shpërthime, të cilat mund të prodhojnë rreth 1.000 gigaton masë të shpërthyer.

Një super-vullkan i tillë mund të lëshojnë llavë dhe pluhur me rezultate në ndryshimin e klimës dhe jetës në tokë.

Studimi i ri nga shkencëtarët e Bristol, botuar në Letrën e Tokës dhe Shkencës Planetare (Earth and Planetary Science Letter), sugjeron se shpërthime të mëdha katastrofike kanë gjasa të ndodhin çdo 17,000 vite.

“Është një rishikim i rëndësishëm nga një vlerësim i vitit 2004”, tha Jonathan Rougier, nga Universiteti i Bristol, duke shtuar se “vlerësimi i mëparshëm ishte që një super-vullkan mund të ndodhte midis 45-714 mijë vite, më i gjatë se qytetërimi ynë. Por në dokumentin tonë të sapo publikuar, ne e rivlerësojmë këtë varg si 5.2-48 mijë vite me një mesatare prej 17 mijë vitesh”.

EMISIONET