Ervisa Shehu, studente pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, thotë në studion e Ora News, thotë se do të jetë në protestë deri ditën e fundit kur kryeministri Rama të dalë në media dhe të njoftojë plotësimin e 8 pikave të kërkesave të tyre.

Studentja Shehu: Kam qenë në protestë dhe do të jem deri ditën e fundit. Dita e fundit është dita kur kryeministri do të dalë në media të publikojë miratimin e 8 kërkesave. Nuk e di nëse mund ta quaj dialog, pasi ishte një surprizë shumë e pakëndshme për ne studentët. Njoftohemi që kemi një mbledhje me rektorët dhe dekanët që deri dje akuzoheshin si të korruptuar nga zt. Rama. Unë nuk do të jem e pranishme në asnjë mbledhje.

/Ora News.tv/