Studentja Hasa nxehet me gazetarin Bejdo Malo: A mund te pushosh?

Studentja Hasa nxehet me gazetarin Bejdo Malo: A mund te pushosh?

Studentja Gresa Hasa e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate të ashpra me gazetarin Bejdo Malo në lidhje me Lëvizjen për Universitetin.

Pjesë nga debati: 

Hasa: Vazhdimisht vë re një lloj tentative.

Malo: Qori është kryetari.

Hasa: O zotëri a mund të ndalosh?! Sa herë marr fjalën. Nuk është Arlind Qori. Nuk ka kryetar Lëvizja për Universitetin. Ka një lloj tentative për të demonizuar lëvizjen në vetvete dhe kjo vjen për dy arsye ose një dashakeqësi. Lëvizja ka 4 vite që proteston kundër ligjit të arsimit të lartë. E para është një lloj dashakeqësie. Kaq e vështirë është për një burrë si puna jote që të mbyllësh gojën?

Malo: Doktrinimi është një gjë e rëndë.

Hasa: Ose ka një dashakeqësi kundrejt këtij grupimi studentësh. Organizimi ka qenë sistematik. Bëhet fjalë për një lëvizje që ka qenë në pararojë. Ka katër vite që protestohet në mënyrë sistematike. Ose vjen nga një injorancë e tejskajshme.

EMISIONET