Studenti spiun kinez vjedh sekretet amerikane

Studenti spiun kinez vjedh sekretet amerikane

Në gusht të vitit 2015, një student i inxhinierisë elektrike në Çikago i dërgoi një email një shtetasi kinez të titulluar "Pyetjet e testit afatmesëm".

Më shumë se dy vite më vonë, email-i do të merrej në hetim nga FBI, në rrethin jugor të Ohajos, ku mendohet se është përfshirë një oficer i dyshuar i inteligjencës kineze. Autoritetet besojnë se ai po përpiqej të merrte informacione teknike nga një kontraktues mbrojtës.

FBI identifikoi personin që shkroi email-in si Ji Chaoqun,një student kinez që rekrutohej në Rezervën e Ushtrisë Amerikane. Sipas autoriteteve email-i i tij nuk kishte të bënte me provimet.

Në vend të kësaj, nën drejtimin e një zyrtari të nivelit të lartë të inteligjencës kineze, Ji thuhet se i bashkëngjiti raportet mbi tetë individë me bazë në SHBA, të cilët Pekini i mendonte ti rekrutonte si spiunë.

Të tetë shtetasit që jetonin në SHBA, me prejardhje nga Tajvani apo Kina, punonin në fushat e shkencës dhe teknologjisë. Sipas FBI të gjithë u perceptuan si objektiva për një formë të re spiunazhi që Kina ka ndjekur në mënyrë agresive për të fituar luftën kundër SHBA për informacion dhe ndikim global.

Ji u arrestua në shtator të vitit të kaluar me akuzën se vepronte si agjent i paligjshëm nën drejtimin e një zyrtari të nivelit të lartë të inteligjencës në Ministrinë e Sigurisë Shtetërore, agjencia më e lartë e spiunazhit në Kinë.

Ai u akuzuaa zyrtarisht më 24 janar. Ji u paraqit në gjykatën federale në Çikago të premten dhe do të paraqitet sërish në gjyq më 26 shkurt dhe deri atëherë do të mbetet në paraburgim.

EMISIONET