Studentët e Juridikut shprehen se do vazhdojnë bojkotin e mësmit dhe ngujimin në Fakultet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. 

Prej 2 ditësh ata qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit.

Studenti: “Do të vazhdojmë ngujimin derisa të marrim një përgjigje. Duam që të gjithë studentët të na bashkohen në këtë protestë. Nëse nuk do kemi përgjigje konkrete dhe të jepet një zgjidhje, dhe nëse studentët vendosin ne do ta ndërmarrim këtë veprim. Por për momentin do vazhdojmë ngujimin duke treguar se fakultetet na takojnë vetëm neve. Vetëm studentët mund të vendosin rreth fakulteteve. Nuk mund të jenë më prona private për aq kohë sa janë prona publike.

Nëse dikush do na provokojmë do reagojmë paqësisht. Nuk duam provokime dhe dhunë ndaj nesh."

Në fakultetin e Juridikut nuk ka pasur incidente.

Studenti: "Situata ka qenë e qetë. Studentët qëndruan të gjithë së bashku. Nuk kemi pasur asnjë problem me rojet apo efektivët e policisë. Gjatë gjithë natës ka pasur energji elektrike. Nuk kemi pasur ftohtë. Për momentin jemi mirë."

Ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë situata ka qenë e tensionuar mëngjesim e sotëm (12 janar), pasi ka pasur përplasje mes studentëve dhe rojeve të sigurisë. 


/Ora News.tv/