Rezistenca s'ndalet, studentët protestojnë tek Ministria dhe kryeministria

Për më shumë se 12 orë sot (11 dhjetor) studentët vijojnë të protestojnë duke kërkuar me këmbëngulje nga qeveria plotësimin e 8 kërkesave. 

Por skadimi i afatit që i kishin lënë kryeminstrit për plotësimin e tyre, ora 16:00 solli ndarjen e tyre në tre grupe. 

Një grup vijoi të qëndronte para ministrisë së Arsimit ku u mblodhën prej orës 10:00, grupi i dytë u zhvendos tek rrethrrotulli i Zogut të Zi për të bllokuar trafikun ndërsa pak minuta më vonë një grup i tretë u zhvendos para kryeministrisë.

Rreth orës 20:00 një grup protestuesish vijuan të qendrojnë para ministrisë së Arsimit ndërsa grupi i studentëve që ishte vendosur tek Zogu i Zi u zhvendosën për tiu bashkuar atyre tek kryeministria, ku vijojnë të qëndrojnë.  

 Këta të fundit thonë se do të qëndrojnë gjithë natën, duke bërë thirrje që nesër studentët t'i bashkohen sërish protestës.

Ndërkohë pak para se të skadonte afati, (ora 16:00) Kryeministri i ftoi studentët për herë të dytë në negoicata, përmes postimeve në rrjetet sociale por studentët refuzojnë duke kërkuar vetëm vendimmarrje për kërkesat e tyre.

E duam Arsimin si gjithe Europa!" ishin thirrjet  e studentëve.

Edhe pse u përfol për një ndarje të tyre, ata sërish thonë se studentët i bashkon e njëjta kauz.

Të treja grupimet thonë se nësër do të dalin sërish në protestë, por nuk ka ende një vendim përfundimtar për përshkallëzimin e protestës.

Studentët tek ministria e Arsimit thonë se nësër sërish do të mblidhen përpara këtij institucioni.

Protesta u mbyll paqësisht rreth orës 20:00, ndërsa studentët pastruan edhe territorin.

ORA NEWS NDJEK LIVE MINUTE PAS MINUTE

Ora 21:30 Një grup studentësh po vijojnë protestën para ministrisë së Arsimit, ndërsa një grup tjetër ndodhen para Kryeministrisë.

Studentët këmbëngulin se nuk janë të përcarë sepse i bashkon kauza: Ajo e plotësimit të 8 kërkesave. 

(Ne foto: Protesta tek Ministria e Arsimit)

(Ne foto: Protesta tek kryeministria)

Ora 20:51: Studentët vijojnë rezistencën tek Ministria e Arsimit, disa prej tyre janë ulur në rrugë   

   

Ora 20:20: Nje grup studentesh vijojne rezistencen tek Ministria e Arsimit dhe kryemnistria

Një grup studentesh vijojne të qëndrojnë tek Ministria e Arsimit. Ndërsa grupi i studentëve që ishte vendosur tek Zogu i Zi u zhvendosën për t'iu bashkuar atyre tek kryeministria, ku vijojnë të qëndrojnë.  

Shikoni fotot nga kryeministria

Ora 19:40 Mbyllet protesta tek ministria e Arsimit, nesër sërish protesta tek ministria 

Ora 19:30: Studenti: Do të qëndrojmë gjithë natën përpara kryeministrisë

"Protesta nuk do ta ndalet. Do të qëndrojmë gjithë natën këtu. Nësër presim që studentët, gjimnazistët të vijnë këtu. Është e kot të shkojmë në një institucion që drejtohet nga kryeministri", tha një student për Ora News.


Ora 19:20 -Studentët tek Ministria e Arsimit thonë se nesër do bllokojnë rrugët.

Studentët që po qëndrojnë në Ministrinë e Arsimit nuk kanë marrë ende një vendim se cfarë do të bëhet me vijimin e protestës. Disa prej tyre menojnë se zgjidhja e problemit duhet të vijë nga aty ku nisi, në ministri.

"Nësër do të bllokohen të gjitha rrugët kryesore", tha një studente.


Ora 19:00 Protesuesi: Personat që qëndruan tek ministria donin të ndanin protestën

"Ata donin ta kontrollonin këtë protestë duke e mbajtur të izoluar tek ministria e Arsimit. Njerëzit u ndanë sepse kuptuan se disa persona me prapavija politike donin ta mbanin të izoluar tek ministria e Arsimit.

E vërteta është se një përshkallëzim nuk bëhet duke goditur ministrinë e Arsimit, por bëhet këtu te kryeministri, që nuk dëgjon kërkesat e qytetarëve.

Personat që qëndruan tek ministria e Arsimit këmbëngulën që mos vinin në kryeministri. Pse duhet të bllokosh rrugën kur ti problemin e ke me institucionin shtetëror".


Ora 18:40 Protestuesit do qëndrojnë tek Zogu i Zi deri në orën 20:00. Nësër do mblidhen sërish

"Do të qëndrojmë deri në orën 20:00 dhe më pas do të protestojmë sërish nesër. Nëpër rrjetet sociale do të organizohemi prap.  Të gjithë duhet të jenë këtu me ne", tha një student.

Ora 18:10 Studentët të ndarë në tre grupe

Studentët janë ndarë në tre grupime. Një pjesë janë nisur drejt kryeministrisë, një pjesë tjetër qëndron në ministrinë e Arsimit dhe një pjesë tjetër kanë bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi.  


Ora 18:00 Një student i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë 

"Duam ndihmën e ndërkombëtarëve sepse kryeministri nuk po jep asnjë zgjidhje. Duam ndihmën e ndërkombëtarëve dhe ambasadave"  tha një student për Ora News.


Ora 18:00 Studentët ende pa vendim për vijimin e protestës

"Akoma nuk është marrë një vendim. Presim që ta vendosim të gjithë se cfarë do të bëjmë. Dialog me kryeministrin nuk do të ketë", tha një student.

 Ora 17: 15  Studentët vijojnë të qëndrojnë tek rreth rrotullimi i Zogut të Zi si dhe para ministrisë së Arsimit. 

"Hallet e studentëve nuk zgjidhen në facebook. Macron për 13 minuta zgjodhi të gjithë hallet" tha një student për mikrofonin e Ora News. Gazetarët kanë raportuar se janë hedhur dhe shishe plastike drejt ministrise. 

Rezistenca vijon prej orës 10:00 të paradites së sotme. 

Shikoni foto nga bllokimi i Zogut të Zi

Ora 16:45 Studentët të ndarë, bllokohet Zogu i Zi, rezistencë edhe në Ministrinë e Arsimit

Protesutesit janë të ndarë, pasi një pjesë ka bllokuar rrethrrotullimin e Zogut të Zi dhe një pjesë tjetër vazhdojnë të rezistencën përpara ministrisë së Arsimit. Po ashtu një tjetë ide pas përfundimit të afatit të vendosur nga vetë studentët ka qenë për të shkuar përpara kryeministrisë.

Në orën 16:00 skandoi afati që studentët kishin caktuar për plotësimin e 8 kërkesave.

Ora 16:39 - Rama vazhdon me ironi për opozitën: Të rinjtë e PD maskohen si studentë

Përballë protestave masive, kryeministri Edi Rama shkruan se të rinj të PD-së maskohen si studentë.

Ora 16:30 Studentë do të bllokojnë Zogun e Zi

Një prej protestuesve deklaron për Ora News se do të bllokojnë kryqëzimin e Zogut të Zi më pas do të vendosin se çfarë do bëjnë.

Ora 16: 16 Studentet po diskutojne per te marre nje vendim

Ora 16:00 Rama fton studentet per te folur

Ora 15:50  Në disa momente ka pasur tension dhe studentët bënë thirrje: Jo dhunë.

Gjithashtu disa studentë kërkojnë që të shkojnë në kryeministri por kjo nuk pranohet nga studentë e tjerë të cilët bëjnë thirrje për të mos u përçarë. 

Ndërkohë Rama mesaduket refuzon të shkojë tek studentët protestues dhe thirrjet i bën vetëm nga rrjetet sociale

Afati i ultimatumit drejt fundit

"Ta marrë seriozisht këtë protestë. Të realizojë kërkesat tona. Thojini që janë kërkesa dhe jo premtime. Nëse nuk plotësohen ne do bëjmë cfarë të mundemi për ato kërkesa", tha një student.

"Do ketë përshkallëzim të protestës, por në mënyrë paqësore. Ata që do përshkallëzojnë protestën me dhunë nuk janë studentë", tha një tjetër student.   


Ora 15:34 Vazhdon protesta, studentët nuk pranojnë negociata

Ora 14: 47 Hartohet Kushtetuta e Studentit

Mungesa e një përfaqësie drejtimi është parë si pika e fortë, por edhe e dobët e studentëve protestues.

Për të tejkaluar këtë ngërç ata kanë gjetur një mekanizëm interesant vetërregullues duke përpiluar një Kushtetutë Studenti me 8 pika, ku përcaktohen qartë rregullat që duhet të zbatojë çdo student.

KUSHTETUTA E STUDENTIT

1. Ne jemi të gjithë të barabartë

2.Student për shqiptarët, shqiptarët për studentin

3.Nuk kemi përfaqësi! Nuk kemi kryesi!

4.Jo negociata! Jo dialog! Jo bisedime!

5.Kemi vetëm tetë kërkesa që janë të panegociueshme

6.Protesta dhe bojkoti i mësimit do të vazhdojë çdo ditë deri sa të plotësohen kërkesat

7.Në protestë janë të lirë të bashkohen të gjithë, gjimnazistët, mësuesit, pedagogët dhe prindërit dhe kushdo që është në mbështetje të çështjes tonë.

8.Të që gjithë ata që flasin në media janë pjesëmarrës të vetes dhe jo të studentëve

Në përfundim sanskionohet qartë se kushdo që nuk zbaton Kushtetutën e Studentit nuk është student protestues.

Ora 14:43 Tifozët kuqezi u bashkohen studentëve në 16:00

"Tifozat Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje ezemër kauzën e studentëve.
Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre.
Bashkohu edhe ti!"


Ora 14:42 Çfarë do të ndodhë pas orës 16:00?

Studentët po diskutojnë rreth mënyrës sesi do të procedohet pas orës 16:00 nëse nuk ka" tym të bardhë" nga Ministria për kërkesat. Vendimin do ta marrin  bashkarisht pas orës 16:00. Pritet të shihet nëse do vazhdojë rezistenca para MAS apo studentët do të zhvendosen drejt Kryeministrisë.

Ora 14:22 Profesori Jani Marka mes protestuesve, studentët kërkojnë largimin e tij

Ora 14:20 Rama fton studentët në një program televiziv, studentët: Të vijë këtu

Një nga studentët merr megafonin dhe komunikon: Kryeministri ka kërkuar që tu shkojmë sonte te "Top Show". Jemi dakord?

Përgjigjen të gjithë JO në kor.

Studenti: Çdo student që shkon sonte te Kryeministri nuk janë tanët.  Turp! Ne nuk blehemi nga asnjë, nuk kemi përfaqësi dhe nuk përdoremi si lodër. Nëse do Kryeminstri, unë i them të vijë këtu. Këtu na ke!

Studenti: Kryeminstri të vijë këtu te ne. Kërkesat janë tëq arta, të vijë këtu, nuk ka asrye të ftojë një grup studentësh.

Ora 14:14 Studentët këndojnë himnin kombëtar,  ka mbetur dhe 1 orë e 46 minuta nga skadimi i afatit. Duartrokitje, thirrje dhe ovacione.

Ora 14:12 Studentët denoncojnë ndërprerjen e energjisë

Studenti: " Po na heqin dritat.Kanë frikë nga zëri jonë, u bëj thirrje shqiptarëve të kërkojnë të drejtat e tyre".

Ora 14:06 Studenti nga Stambolli në Tiranë për protestën

Studenti për Ora News: Studioj në Stamboll për Inxhinieri Kompjuterike. Jetoj në konvikt shtetëror, kushtet janë si nata me ditën me këtu.Studentët kanë të drejtë. 8 kushtet e vëna janë të drejta dhe të plotësohen sa më shpejt.

Ora 14:02  Festë e protestë para MAS, studentët ia marrin valles me daulle

Ora 13:08: Studentet e Elbasanit i bashkohen Tiranes

Studentet e Elbasanit i bashkohen Tiranes dhe priten me ovacione nga protestuesit.

"Protestojme per kushtet e ngrohjes dhe te konvikteve. Nuk kemi karte studenti. Ka pedagoge qe na kane mbeshtetur"

 

Ora News përcjell live 

Ora 13:04 Studentë nga Elbasani dhe Durrësi i bashkohen protestës studentore para Ministrisë së Arsimit me flamuj e flakadanë.

Ora 12:25 Qytetarët solidarizohen me protestën, shpërndajnë ushqime për studentët

12: 47 Protestes i jane bashkuar dhe studente te verber

Gazetarja e Ora News, Xhensila Demollaj foli me një prej tyre. 

Studenti: Protestës i janë bashkuar dhe studentë të verbër. Janë mbi 100 studentë të verbër por dhe fëmijë të personave të verbër që më përpara përfitonin nga statusi i të verbrit që ofronte arsim publik falas, por reforma e arsimit që u bë me zonjën Nikolla dhe VKM vështirësoi shumë rrugën e personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë shkollat e larta. Ata janë të detyruar të paguajnë si studentët e tjerë. Ne e kishim falas arsimin bachelor dhe master por tani është e vështirë sepse shteti nuk të ofron kushte dhe as tekste në Brajl për këtë kategori personash. Ne na duhet të përshtasim literaturën ta skanojnë me pagesë ose të marrim një person ta lexojë këtë literaturë.


Ora 12: 26  Studentët nuk ndalin protesten

Studentet nuk ndalin protesten. Nje qytetar nga Malesia Madhe është me studentët për ti mbështetur dhe  bën thirrje politikaneve: "Lironi rrugen studenteve. Studentet jane te fituar" . Thirrja u be per mikrofonin e Ora News. 


Ora 11: 48  Studentet nuk pranojnë te djegin flamujt politike, protesta është apolitike
Në një moment studentët kane pasur diskutime mes tyre pasi dikush hodhi idenë për djegien e flamujve politike. Por një grup studentesh nuk pranuan dhe thërrisnin: Jo politikë! Nuk do djegim flamujt!

 

Ora  11; 22 Kryeministri mesazh studenteve ne facebook

Ora News sjell pamjet me dron te protestës 



Ora 11: 20 Studentët nga Durrësi mblidhen te "Asllan Rusi", urimi i pedagogut: Ishalla me tym të bardhë!

Ora 11: 06 Kater autobusë me studente nga Durrësi erdhën ne Tirane te mbështesin protestën. Bashke me ta janë dhe pedagoge.

Gjimnazistët që i janë bashkuar janë"Sami Frashëri, Petro Nini, Arben Broci e shumë gjimnazistë të tjerë



Ora 10:48 Marshimi masiv i studentëve të Mjekësisë tek Selvia

Nga të gjitha rrugët kryesore të Tiranës po marshojnë me qindra mijëra studentë të cilët ndalojnë  tek ministria e Arsimit.

Ora 10:00 Studentët do te mbajnë 1 minute heshtje para kryeministrisë, ndërsa janë grumbulluar te shumte dhe ne ministrinë e Arsimit. Studentet bëjnë thirrje dhe: Jo politike!

Ora 09:49  Studentet nga korpusi po marshojnë ne bulevard, ku ndodhet dhe godina e kryeministrisë. Ata janë bere kordon dhe vijojnë.  

Studentë e gjimnazistë marshojnë nëpër rrugët e Tiranës me thirrjet: "E duam arsimin si Europa"



Studentët e Shkencave Sociale po marshojnë drejt ministrisë se Arsimit. Protestës i janë bashkuar dhe studentë të Universitetit të Sporteve, Mjekësisë, Politeknikut, Fakultetit të Shkencave Natyrore, Fakultetit të Shkencave Sociale.  



Ora 08: 41  Nis marshimi 

Studente dhe gjimnazistë po marshojnë drejt bulevardit Zogu i Parë për tu ndaluar tek ministria e Arsimit.

Nisin marshimin dhe studentët e Shkencave Sociale.


(Ne foto: Kërkesat e studenteve)





(ne foto: Protesta e studenteve ne disa pika)


Ora 08:33 Gjimnazistët mbështesin protestën

Gjimnazistët e "Sami Frashërit" kanë bojkotuar mësimin duke qëndruar para shkollës në solidarizim me studentët.


Ora 08:31 Bllokohet hyrja e studentëve  tek Mjekësia dhe Shkencat Natyrore

Ora 08:28 Studentë nga Korça drejt Tiranës

Studentë nga Universitetit i Korçës janë nisur drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Një pjesë tjetër do protestojnë në Korçë.

Kryetarja e Këshillit Studentor ka deklaruar se do tu bashkohen dhe gjimnazistë dhe qytetarë.

Ora 08:25 Bllokohet hyrja tek Politekniku

Studentë protestues kanë bllokuar derën e hyrjes tek Politekniku, duke mos lejuar studentë të futen brenda tij.

Ndërkohë para hyrjes  kanë publikuar emrat fotot e pedagogëve të korruptuar.

Afat qeverisë deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave

Mbledhja e studentëve do të nisë nga Fakultete respektive nga ora 08:30 për të marshuar më pas të gjithë së bashku drejt Ministrisë.

Studentët janë shprehur se sot do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteteve të cilat janë autonome.



Lexo: Çfarë ndodhi dje

EMISIONET