Qytetarët kuksianë i janë bashkuar protestës së opozitës për bllokimin e rrugëve, duke bllokuar “Rrugën e Kombit”.

Kjo ka sjellë paralizimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa pjesë e automjeteve të bllokuara është edhe një autobuzë me student, që ishin nisur nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Por ndërsa presin që të zhbllokohet rruga studentët kanë dalë nga autobuzi dhe ia kanë marrë këngës.


/Ora News.tv/