Studentët kalojnë natën para Kryeministrisë dhe nuk largohen as sot

Studentët që protestuan para kryeministrisë gjatë natës e kanë vijuar edhe paraditen e sotme. Ndonëse një numër i vogël, rreth 11 vetë, ata kanë vijuar të shpalosin një flamur të madh dhe të këndojnë këngë patriotike.

 


Studentët kalojnë natën para Kryeministrisë

Protesta e studentëve nuk është ndaluar as gjatë natës. 

Një grup i vogël ka kaluar mbrëmjen e së martës para Kryeministrisë.

Qytetarët janë solidarizuar duke sjellë ushqime dhe fruta për studentët, të cilët kanë protestuar në të ftohtë duke mbajtur flamurin shqiptar.

Para Kryeministrisë kanë qëndruar edhe disa efektivë policie.

Lexoni më shumë këtu: Studentët mbi 7 orë qëndresë përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit

Të gjitha lajmet për protestën e studentëve 

(Fotot e meposhtme jane te LSA)



EMISIONET