Studentët e Juridikut ekskluzive për Ora News: Përgjysmim të tarifave për bachelorin dhe masterin

Studentët e Juridikut ekskluzive për Ora News: Përgjysmim të

Në një prononcim ekskluziv për Ora News, studentët e ngujuar brenda Fakultetit të Juridikut thotë se kjo ishte alternativa e fundit e mbetur pas protestave të mëdha të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.

Studentët e ngujuar janë nga bachelori dhe masteri. Ata apelojnë policinë të mos ndërhyjë në bojkotin e tyre, pasi kanë bllokuar vetëm ambjentet ku ata bëjnë mësim dhe jo administratën.

Studentja: Kemi marrë lajmërim se do ndërhyjnë forcat e policisë. Kemi bllokuar vetëm ambjentet ku bëjmë mësim, me ambjentet e administratës nuk kemi punë. U bëjmë thirrje forcave të policisë të mos na shqetësojnë në bojkotin tonë.

Pas protestave të mëdha kjo ishte një nga alternativat e mbetura për tu dëgjuar zëri ynë.

Studenti: Nuk kemi pasur studentë që kërkojnë mësim. Shumica kanë vendosur për bojkot. Disa rrinë brenda, ndërsa të tjerë do ta mbështesin nga jashtë. Kemi kërkuar përgjysmin të tarifave për çdo cikël studimi.

Studentja: Nuk kemi asgjë me pedagogët, dekanin. E kemi me qeverinë. Forcat e policisë të qëndrojnë larg kësaj proteste.



EMISIONET