Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut e kanë kaluar mbrëmjen e së premtes në fakultet.

Ata janë të vendosur në qëndrimin e tyre. 

Ndërsa mëngjesin e sotëm (12 janar) kanë pasur sërish incidente.

Studentët e Ekonomikut janë përplasur me rojet e sigurisë në derën kryesore të Universitetit.

Ata janë shprehur se u kërcënuan nga rojet dhe se dera është kyçur për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.

Ndërsa në Fakultetin e Juridikut nuk ka pasur incidente.

Student: “Situata ka qenë e qetë. Studentët qëndruan të gjithë së bashku. Nuk kemi pasur asnjë problem me rojet apo efektivët e policisë. Gjatë gjithë natës ka pasur energji elektrike. Nuk kemi pasur ftohtë. Për momentin jemi mirë."

Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të universiteteve prej dy ditësh.

Edhe studentet e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës e Urbanistikës janë ngujuar në fakultet.


/Ora News.tv/