Pjesmarrja e Stresit në “Kënga Magjike” të këtij viti ka rezultuar e suksesshme.

Kënga e tij “Sa herë e don” që erdhi si bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Bana ka rrëmbyer çmimin 'Best Artist on Web'në finalen e Këngës Magjike që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Duke qenë edhe çmimi i parë që merr në këtë kompetecion, reperi nuk e fshehu gëzimin teksa tha: “Ky çmim shkon për njeriun tim që nuk jeton më, i shkon atij.  Ja rritëm!”

/Ora News.tv/