Biznesi i ndërtimit: Jo taksës për strehimin social, antikushtetues

Biznesi i ndërtimit: Jo taksës për strehimin social,

Ndërtuesit kanë kërkuar shfuqizim të projektligjit për “Strehimin Social”, i cili i detyron të falin 3 % të sipërfaqes në një ndërtim mbi 2 mijë metra katror, kryetari i shoqatës, Luigj Aleksi deklaroi se kjo nismë bie në kundërshtim me kushtetuan e Shqipërisë.

Aleksi: E gjithë anëtarësia e grupeve tona e kundërshton me forcë këtë veprim jo kushtetues dhe antiligjor, që cenon interesat ekonomike të këtij komuniteti, forcërisht. Prandaj, do të ndërmarrim hapat ligjor për të shfuqizuar këtë nen të ligjit.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u shpreh se ky detyrim nuk zbatohet në asnjë vend të Evropës.

Jaka: Është një taksë e padrejtë. Jo vetëm që është antikushtetuese, por penalizon rëndë dhe jam i bindur që do të kalojë në stanacion të përhershëm industrinë e ndërtimit, aq më tepër që ne jemi vend, i zhvilluar në mënyrën më të keqe. 

Ndërkohë Luan Bregasi kishte një tjetër sugjerim për qeverinë të përfshijë në skenë kompanitë koncesionare.

Bregasi: Koncesioni i ngjyrimit të karburanteve dhe shumë koncesione të tjera që shteti i ka dhënë kompanive private. Shumë mirë me ligj të thotë 10% e të ardhurës që ata krijojnë nga taksat tona të kalojnë për njerëzit në nevojë. 

Nga ana tjetër, ndërtuesit kanë përshëndetur nismën e ALUIZNIT për listën e zezë të ndërtuesve që kanë braktisur pallatet por apeluan për më shumë kujdes në rastet e atyre kompanive që nuk i hipotekojnë pallatet për shkak të mbivendosjes së pronësisë.

EMISIONET