Zbulohet strategjia e zeze e kryeministrit per riciklimin e plehrave ne Shqiperi.

Shqiptaret mbeten pa goje muaj me pare kur kryeministri qe kishte firmosur si te parin vendim te tij ndalimin e importit te plehrave, papritmas e gelltiti e harroi dhe miratoi ne qeveri nje ligj per importin e plehrave, por qe u bllokua ne parlament.

Strategjia e zeze e kryeministrit per importimin e plehrave eshte shume me e qarte sot.....
Kina vendi ku riciklohen 85% e plehrave te Europes ka vendosur reduktimin drastik te 24 kategorive te mbetjeve te ngurta duke perfshire letren plastikën,tekstilet.

Ministria e Mjedisit te Kines thote: "Ne kemi konstatuar sasi te medha mbeturinash me cilesi te dobet,madje edhe me mbetje te rrezikshme,qe jane te perzjera me mbetjet e ngurta.Kjo gje ndot seriozisht mjedisin ne Kine. "

Europa pra eshte ne hall per riciklimin e plehrave, por edhe per asgjesimin ilegal te mbeturinave te rrezikshme.
Kryeministri yne,qe nuk ka asnje merak se mjedisi ne Shqiperi do te shkaterrohet, boll qe ai te beje para' u vetofrua per ta bere vendin tone gropen e plehrave te Europes dhe te trafikimit kriminal te mbetjeve te rrezikshme.

Kryeministri jo vetem e beri ligjin per importin e plehrave, por dhe e mbrojti si asnje ligj tjeter per muaj e muaj te tere duke cuditur te gjithe per zellin e tij te palodhur,kaq te madh e te habitshem te pashfaqur kurre me pare per ndonje ceshtje tjeter.

Beri gjithshka kryeministri edhe per te mbyllur skandalin e 1300 konteinereve me mbetje te rrezikshme qe kaluan ne Shqiperi nga 2014-2016 te denoncuar gjeresisht nga mediat italiane,ceshtje shume e rende e pazbardhur akoma edhe sot, por qe nen driten e fakteve te reja edhe zbardhja e saj eshte afer....

Per kedo, qytetare,te rinj e te reja,femije e te moshuar,ambientaliste etj eshte shume e qarte si drita e diellit se kryeministri eshte i gatshem ta shkaterroje kete vend,duke jua lene te keqen pa kthim edhe brezave qe do te vijne pa ndjere asnje dhimbje, ndaj duhet ndalur sot pasi neser do te jete shume vone

/Ora News.tv/