Eksperti i ekonomisë dhe drejtuesi i emisionit "Ekopolitikë" në RTV Ora Besard Kadia tha se qeveria duhet të ketë një strategji për zhvillimin e turizmit.

I ftuar në studion e lajmeve, Kadia shprehu rezerva për mënyrën e aksionit kundër informalitetit. Sipas tij në kulmin e sezonit turistik nuk mund të hiqen shezlonge me maune.

Kadia: Unë mendoj se Shqipëria këtë çështjen e shërbimit të hotelerisë e ka akoma të pazgjidhur në mendjen e vet. Nuk mund të shkojë policia në sezon të marrë shezlonget me maune, me makina ushtarake. Vetëm në imazh ti nuk je duke përjetuar shërbimin. Pra turizmi është eksport dhe ne duhet të kemi një strategji për turizmin. Fakti është që sot turizmi trajtohet si çdo industri për turizmin. Është shërbim i përkohshëm, një muaj e gjysmë, shumë i shkurtër nga gjithë pjesa tjetër e Mesdheut dhe këto aksione nuk është se ndihmojnë. Nuk krijohet ai lloj partneriteti i shtetit dhe sipërmarrjes në hoteleri dhe turizëm. Thënë kjo a është e drejtë nga ana e shtetit që të formalizojë, besoj se kjo është e drejtë, por mënyra si po artikulohet sikur këtu po bëhet diçka e re, nuk është diçka e re. Bizneset shqiptare e kanë përjetuar dhe qytetarët shqiptarë e dinë. Fakti që nuk po formalizohen duhet të ketë arsye kryesisht ekonomike, nuk është se janë njerëz të kqinj.

/Ora News.tv/