E ardhmja e portierit, Thomas Strakosha mund të jetë në ishull. Klubi i Premier League, Tottenham ka shfaqur interes për shqiptarin, i cili konsiderohet gjerësisht si një ndër portiert e rinj më të talentuar të kampionatin italian.

Me performancat e tij, 23-vjecari ka fituar interesin e disa klubeve të rëndësishme në Europë dhe "gjelat" po e monitoronjnëme kujdes situatën e portierit të kombëtares shqiptare.

Klubi i Premier League ka një portier të klasit botëror si kapiteni Hugo Lloris që fitoi Kupën e Botës në Rusi 2018, por janë në kërkim për pasardhësin e tij dhe Strakosha është në listën e ngushtë të drejtuesve të Tottenham si zëvendësuesi i francezit.

Megjithatë, për të nënshkruar me 23-vjeçarin anglezët do të përballet me kundërshtimin e presidentit Claudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare, të cilët nuk dëshirojnë të largojnë nga skuadra një portier të prespektivës. Me presidentin Lotito është shumë e vështirë të negociosh, por në rast se Spurs bën ofertën e duhur gjithçka mund të ndodh.

Strakosha, i cili e ka ruajtur rrjetën të paprekur në tetë ndeshje në Serie A këtë sezon, ishte i lidhur me një lëvizje në Liverpool gjatë verës së kaluar para se të kuqtë të nënshkruanin me Alisson Becker dhe besohet të jetë ende një objektiv për Jurgen Klopp mes dyshimeve mbi të ardhmen e Simon Mignolet.

/Ora News.tv/