Stop spekulimet negative! Flet shoqja e këngëtares që kaloi në mbidozë

Më në fund zbuluam dicka të re për këngëtaren Demi Lovato dhe gjendjen e saj pas overdozës. Dani Vitale, shoqja e saj e ngushtë dhe kërcimtarja në cdo koncert ka thyer heshtjen duke i thënë fansave të saj se nuk ka vend për komente negative në këtë rast.

"Unë shqetësohem për Demin si të gjithë ju. Nuk kam thënë asgjë për këtë situatë, sepse shërimi i saj është më me rëndësi. Nuk isha me Demin kur ndodhi incidenti, por jam me të tani dhe do të vazhdoj të jem me të, sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua, sikurse edhe për ju. Sikur të gjithë ju, edhe unë nuk kam asgjë tjetër përpos dashurisë në zemrën time për të.

Nuk ka nevojë për komente negative, ka shumë të atilla drejt atyre që kujdesen për Demin gjithë këtë kohë.  E di që të gjithë ju ndjeheni të humbur pa të,në këto momente, por kujtojeni që ju gjithë keni qenë pjesë e komunitetit Lovatics, që dashurojnë. Ju lutem kujtojeni këtë kur të merrni telefonat tuaj dhe filloni të shkruani. Kujtojeni që të gjithë ne e duam atë më shumë se sa mund ta shprehim me fjalë. Ju lutem vazhdoni të dërgoni fjalë të mira për të, gjatë shërimit të saj”, shkruajti ajo në Instagram.

Ndërkohë familja e këngëtares ka zbuluar se Demi është në gjendje të mirë dhe do fillojë shumë shpejt rikuperimin.

EMISIONET