Stop dhunës në familje, Mesi: Të gjithë bashkë kundër fenomenit

Stop dhunës në familje, Mesi: Të gjithë bashkë

Zëvendës/kryeministrja, Senida Mesi, ka kërkuar reagimin e të gjithë shoqërisë shqiptare për të dënuar dhunën në familje. Sipas saj, kjo nuk është një çështje privatësie por i përket të gjithëve. 

Mesi: Të jesh grua është një privilegj që paguhet me sakrifica të përditshme. Dhuna në familje është ende prapa dyerve të mbyllura por dhuna në familje nuk është një çeshtje private. Është një çështje që u takon të gjithëve në shoqëri.Ky është një fenomen që kërcënon vetë bërthamën e shoqërisë, është një sfidë institucionale ndaj së cilës asnjë hallkë nuk duhet të jetë apo të ndihet e dobët. Në vendin tonë steriotipet gjinore vazhdojnë të jenë të forta ndaj dhe përgjigjia duhet të jetë dyfish e fuqishme. Përgjatë jetës sime më ka qëlluar që të mbështes shumë kauza, por kauza e barazisë gjinore është kauza më e drejtë nga të gjitha. Unë jam e bindur që të lindësh femër është një privilegj dhe është një shans. Askush më shumë se ne gratë nuk është i aftë të falë më shumë mirësi, më shumë dashuri, më shumë zgjuarsi, më shumë drejtësi dhe më shumë bukuri kësaj bote ku ne jetojmë. Por të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që nënat e sotme dhe nënat e ardhshme të këtij vendi, duke huazuar fjalët e Fan Nolit, të mos jenë Mbretëresha pa Kurorë.

EMISIONET