NATO nuk e shikon Rusinë si kërcënim për ndonjë anëtar të Aleancës, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Nuk shohim kurrfarë kanosje nga Rusia ndaj cilësdo qoftë anëtare të NATO-s dhe për këtë arsye jam shumë i kujdesshëm sa i përket problemeve të spekulimeve për situata hipotetike. Atë që mund ta them është se nëse ndodh diçka e ngjashme në Krime ose Ukrainë, do të reagojë gjithë Aleanca, për shkak se NATO-ja është këtu që t’i mbrojë aleatët e saj nga çfarëdo lloj kanosje” thotë Stoltenberg.

Stoltenberg  thotë se prezenca e NATO-s ka për qëllim që të pengojë, e jo të fillojë konflikt.

Sipas tij, NATO do të synojë drejt bashkëpunimit me Rusinë në rajonin e Arktikut.

“Shohim tension të rritur në Veri, por duhet të vazhdojmë drejt qetësimit të tensionit dhe bashkëpunimit, të cilën me dekada po e zhvillojmë me Rusinë. Madje edhe gjatë Luftës së Ftohtë ishim dëshmitarë të bashkëpunimit midis anëtareve të NATO-s dhe Bashkimit Sovjetik. Duhet të jemi të pranishëm, por në mënyrë mbrojtëse proporcionale"  thotë Stoltenberg. /AlsatM/

/Ora News.tv/