Stoke City bie nga kategoria, Shaqiri del në ankand

Stoke City bie nga kategoria, Shaqiri del në ankand

Stoke City ka rënë edhe zyrtarisht nga elita e futbollit anglez Premier League dhe në sezonin e ri pritet një revolucion i tërë në skuadrën bardhekuqe.

Një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e verës së ardhshme, do të jetë padyshim ylli i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri.

Mesfushori nga Kosova do të largohet nga Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës, por pas rënies së klubit në Championship, është zbuluar edhe një klauzolë largimi që është në kontratë.

Në kontratën e Xherdanit me Stoke City-n, është një klauzolë që e lejon kosovarin të largohet nga klubi për një shumë relativisht të ulët prej 14,5 milionë euro.

Kjo ka bërë që skuadrat e njohura angleze të futën fuqishëm në garë për të nënshkruar me të. West Ham United, Everton, Newcastle United, Huddersfield dhe Southampton janë skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për futbollistin.

Por për gjilanasin mund të ketë edhe një rikthim në Serie A ku po kërkohet nga Roma. Ndërkohë në Bundesliga është Borussia Dortmund mbetet e interesuar për transferimin e Shaqirit. 26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Stoke Cityt duke shënuar tetë gola në kampionat dhe duke dhuruar gjashtë asistime.

EMISIONET