Shefja e infektivit në QSUT, Najada Çamo e ftuar në RTV Ora është shprehur se ky është viti i parë që nuk kemi shpërthime epidemi gjatë stinës së verës.

Ndërsa u shpreh se uji i pishinave ka më shumë mundësi për të shkaktuar infeksione sesa uji i detit.

Najada Çamo: “Është viti i parë që nuk kemi shpërthime epidemike nga ana mjekësore. Me shpërthim epidemik kuptohet që të kemi shumë të sëmurë brenda një grupi shoqëror apo një familje. Kemi pasur vetëm raste të veçuara. Nëse keni konsumuar një ushqim ajo pjesë e mikrobit që ka rënë në ushqimin tënd i ka rënë vetëm një personi. 

Duke e ditur që bakteri apo virusi janë mikroskopikë ne nuk mund të presim që të kemi një gjë të dukshme nga ana vizuale për të thënë që ky ushqim apo uji është i kontanimuar. Uji i detit është dezinfektant sepse ka kripën brenda. Problemi i pishinave është se nëse janë të kontanimuara nga ndotja, nëse uji nuk është i ndërruar sipas kushteve që kërkohet, apo nëse kemi glorifikim të tepruar merr infeksione të lëkurës. 

Nga glorifikimi i bashkuar me temperaturën e lartë në ambientin e jashtëm, atëherë kjo jep infeksione në pjesën e lëkurës.

/Ora News.tv/