Shtatzënia i jep disa kilogramë të gjitha femrave, por janë të rralla ato që arrijnë të rikthejnë format që kishin më parë.

Një stiliste ka treguar sekretin e saj. Ajo shtoi 23 kg gjatë shtatzënisë dhe ia doli që të kishte trupin e përsosur për ditën kur do të martohej.

Gjatë fundjavës, Thessy Kouzoukas u martua me dashurinë e jetës, Georgio Batsinilas në Kythera, Greqi dhe dukej më e bukur se kurrë.

Me anë të një postimi në Instagram, 29-vjecarja publikoi fotografitë e transformimit.

"Epo, ia dola! Unë po martohem dhe jam shumë e lumtur që arrita në peshën 53 kg. Unë humba 13 kg duke përdorur metodën 'fitazfk' dhe në total humba 23 kg që kur solla në jetë vajzën në gusht të vitit të kaluar.

Jam shumë krenare për arritjet, për sfidat që përballova. Sakrifica dhe disiplina ishin të nevojshme për të arritur këtë ndryshim të madh por përfundimi është një ndjenjë shumë e bukur", shkruajti Thessy.

Ajo hoqi dorë nga vajin i ullirit, nga mishi i kuq si dhe cokollatat duke i zëvendësuar me ushqime që kishin pak kalori për plot 7 muaj.

/Ora News.tv/