Steven N'Zonzi shumë pranë gjigandit italian

Steven N'Zonzi është shumë pranë transferimit te Roma. Është ky lajmi që po qarkullon në mediat italiane, me "Calciaomercato.it" që shkruan se Roma ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Sevillas për rreth 28-30 milion euro.  

Ndërkohë, një tjetër media italiane, "Sport Mediaset" shkon  më tej, ku pretendon se N'Zonzi do të firmos një kontratë katërvjeçare me vlerë 3 milion euro në sezon me verdhekuqtë.

29 vjeçari francez ishte pjesë e skuadrës, në finalen e Superkupës së Spanjës të humbur me shifrat 2-1 ndaj Barcelonës. Nëse kjo tratativë do kryhej, Andaluzianët thuhet se do të hidhen në sulm për portugezin e Interit, Joao Mario.

 

EMISIONET