Statistikat "çmendin" Milanin, ofensivë për sulmuesin e dëmtuar

Statistikat "çmendin" Milanin, ofensivë për sulmuesin

Merkato e radhës është ende larg, por drejtuesit e Milanit vijojnë punën në kërkim të elementëve të rinj. Së fundmi në "lupën" e kuqezinjve ka përfunduar sulmuesi i Fluminense, Pedro Guilherme. Edhe pse vetëm 21 vjeçar, Pedro ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane, midis tyre Reali i Madridit dhe italianët e Romës.

Megjithatë, trinomi brazilian në organikën e Milanit, Leonardo, Kaka e Serginho pritet të ndikojë jo pak te vendimi i talentit të Fluminense, i cili ka impresionuar me lojën e tij. Me klubin brazilian Pedro është aktivizuar në 23 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar dy asiste.

Aktualisht ai ndodhet në infermjerinë e klubit brazilian, pasi vuan nga dëmtimi i ligamenteve në këmbë dhe nuk do të jetë në
dispozicion deri në mars.

EMISIONET