Starton festivali nën moton “Promovo Shqipërinë tënde”

Starton festivali nën moton “Promovo Shqipërinë

Në Berat startoi për të tretin vit radhazi, festivali multikulturor. Për tre netë me radhë, përveç koncerteve, do të promovohet tradita e trashëgimia, përmes panaireve me produkte artizanale, etj.

Ka startuar në qytetin e “një mbi një dritareve” edicioni i tretë i Festivalit “Berati Multikulturor”, i cili do të mbahet nga data 21-23 korrik në qytetin e Unesco-s.

Festivali do të ngjisë në skenën e qytetit muze për tre netë artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare. Muzika, atmosfera festive, tradita e trashëgimia, koncertetet, panairet, ekspozitat me të ftuar nga vendi dhe bota do të jenë pjesë e këtij festivali të mbështetur nga Ministria e Kuklturës, për të përcjell mesazhin “Promovo Shqipërinë tënde”.

Pjesë e “Beratit Multikulturor” do të jenë dhe Panairi i Librit dhe Agrobiznesit, si edhe ekspozita dhe forume për promovimin e trashëgimisë kulturore.

/Oranews.tv/

EMISIONET