Stadiumi i ri i Romës, bashkia përfshihet në një tjetër skandal

Stadiumi i ri i Romës, bashkia përfshihet në një tjetër

Një tjetër skandal ka përfshirë Bashkinë e kryeqytetit italian Romë. Në qendër të këtij skandali është ngritja e stadiumit të ri të "Tor Di Valle" i klubit të futbollit të Romës, mjaft i pritur nga tifozët romanë.

Gjatë orëve të fundit, policia e Romës ka arrestuar 9 persona mes të cilëve nënkryetari i këshillit rajonal të Bashkisë së Romës Adriano Palozzi i Forza Italia, Presidenti i shoqërisë së shpërndarjes së energjisë në rajonin e Lacios, Luca Lanzalone si dhe sipërmarrësi i ndërtimit i cili kishte fituar tenderin e realizmit të projektit kryesor të ndërtimit të këtij stadiumi Luca Parnasi.

Përvec 9 personave të arrestuar janë vënë në hetim dhe 16 persona të tjerë mes të cilëve dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian Giovanni Malago.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim me qëllim përfitime korruptive, krime ndaj Administratës Publike, mashtrim fiskal, favorizim të paligjshme e korrupsion.

Prokurorët  informojnë se në ky proces hetimor nuk ka të bëj me klubin sportiv të Romës, e cila është një shoqëri e kuotuar e nuk ka të bëj me projektin për realizimin e stadiumit. Por në të njëjtën kohë ky proces hetimor mund të coj në ndalimin e realizmit të këtij projekti madhështor.

Presidendit i klubit sport të Romës James Pallota ka deklaruar se në rast se ndalohet projekti për realizmin e stadiumit ai do të largohet nga klubi i Romës. "Roma nuk ka bërë asgjë, tha ai, ne si klub jemi transparent e puna për realizimin e stadiumit duhet të shkoj para."

Po ndaj këtij skandali është prononcuar dhe zëvendës kryemisntri italian , njëkohësisht Minsitri i Punës Lugi Di Maio. "Kush ka gabuar do të paguaj", u shpreh ai.

Gjatë ditës së sotme prokurorët italainë do të marrin në pyetje kryetaren e bashksië së Romës Virginia Raggi jo e përffshirë në këtë hetim por si dëshmitare e person i informuar mbi faktet.

Stadiumi Tor Di Valle i klubit sportvi A.S Roma konsiderohet një nga projektet më madhështore, më moderne e më të rëndësishme të realizuara gjatë dekadave të fundit në kryeqytetin italian, Ai do të ketë një kapacitet mbi 52 mijë spektatorë.

EMISIONET