Shumë gra e vajza në Lezhë shfrytëzuan mbërritjen për një ditë të një mamografie të lëvizshme për të kryer ekzaminimin që shpëton jetë. Spitali rajonal nuk e ofron këtë shërbim, ndaj Ministria e Shëndetësisë thotë se ka vendosur mes prioriteteve një aparaturë të re.

Gratë e vajzat e Lezhës shfrytëzuan mbërritjen për një ditë të një mamografie të lëvizshme për të kryer ekzaminimin për kancerin e gjirit.

Prej kohësh ato janë detyruar të udhëtojnë drejt Shkodrës apo Tiranës për ekzaminimin, pasi spitali rajonal nuk e ofron shërbimin.

Aparatura e dhuruar për spitalin, ka një defekt dhe riparimi kushton shumë edhe për shkak të teknologjisë së vjetër.

Por zëvendësminisrja e Shëndetësisë thotë se e ka vendosur blerjen e një mamografie të re mes prioriteteve për këtë vit.

Ardiana Jaku: Mamografia në spitalin e Lezhës, ajo që erdhi dhe u dhurua si donacion, nuk ishte e duhura. Mungonte një pjesë e cila kushtonte shumë më shumë sesa po të blihet e re. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka në prioritet blerjen e kësaj pajisje për spitalin e Lezhës.

Nga Lezha, numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë ftoi gratë të  moshës 40 deri në 49 vjeç që të depistohen falas edhe për kancerin e qafes së mitrës.


/Ora News.tv/