Spektakël, gola dhe vetëm një barazim në frymën e fundit në derbi i Londrës midis Arsenalit dhe Chelsea.

Të besuarit e Antonio Conte po fitonin me përmbysje  2-1 ndaj Arsenalin, por në minutën e 92-të, ishte Hector Belleri-ne që me një gol nga kufijtë e zonës mposhti gardianin belg të Chelsea për t'i dhënë një pikë "topçinjve" .

Pavarësisht rasteve për gol, në fraksionin e parë fillimisht Morata dhe më pas Lacazette nuk arritën të zhbllokonin takimin, ndërsa rezultati u vendos  në 45 minutëshin e dytë.

Golin e parë të takimin e shënoi Jack Wilshere në minutën e 63-të , ndërsa 6 minuta më vonë,  ylli belg i Chelsea Eden Hazard mori përsipër një 11 metërsh, që nuk e gaboi duke vendosur në ekuilibër takimn.

Gjashtë minuta nga fundi ishte Marcos Alonso që kaloi në avantazh kampionët e Anglisë, po kur u mendua se takimi po shkonte në favor të bluve, ishte anësori Bellerin që goditi bukur në kufijtë e zonës për të mposhtur Courtois.

/Ora News.tv/