Spartak Braho 'shpërthen' ndaj Agron Tufës: Neofashist dhe hileqar!

Deputeti Spartak Braho ka shpërthyer ndaj Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa duke e konsideruar atë si neofashist dhe hileqar.

Braho ka akuzuar, Tufën se e ka kthyer Institutin në celulë të Ballit Kombëtar, ndërsa i kërkon atij të largohet si drejtor i këtij Instituti, si i papërshtatshëm

Spartak BrahoNë veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, të deheroizonin LANÇ-in dhe heronjtë e saj.  

Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar me plot gojën. Jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra por po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar LANÇ të cilët nuk e bëtë ju as soji ju. As Milodin Popovic e as Dushan Mogosha, siç shpreheni vetë.  Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët e partizanet edhe ata ballistë që pas 24 majit u rreshtuan në rreshtat partizane si dhe koalicioni i madh antifashist sovjeto -anglo-amerikanë që kanë varret këtu tek ne së bashku me varret e mijëra dëshmorëve partizanë. Ngule këtu në këtë punë. LANC nuk ishte luftë civile por luftë patriotike dhe çlirimtare. Nuk ishte kriminel Spiro Moisiu, Memo Merto, Raman Perllaku, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Nazmi Rrushiti, Heronjtë e Vigut e mijëra të tjerë.

Zoti Tufa keni shkelur ligjin jo vetëm se keni tejkaluar me tendencë periudhën për të cilën jeni ngarkuar sepse periudha 1941- 1944 nuk mund të quhet periudhë e komunizmit dhe as e sistemit komunist, por periudhë antifashiste nacional çlirimtare, ruajtje e sovranitetit të Shqipërisë. Por ju hileqar keni qenë që në luftë dhe hileqar jeni dhe tani në demokraci.

Ju pyes përse gërmoni në arkiva për të kërkuar dokumentacion të padeklasifikuar. Madje dërgoni dhe shkresa institucioneve për të dërguar informacion. Kush jua lejon?! Ju sot, madje asnjë nga punonjësit e institutit nuk disponon certifikatë sigurie, e cila është e domosdoshme. Ju nuk e keni këtë certifikatë sigurie dhe as nuk keni për ta pasur. 

 Agron Tufa: E kemi certifikatën e sigurisë?

Mjetet ligjore që organizojnë punën e këtij instituti duhen ndrequr sa më parë dhe në rastin më të mirë o duhet parë me kujdes e tërë moria e këtyre instituteve që janë krijuar si kërpudhat pas shiut ose të konceptojnë një organizim të mirëfilltë shkencor ndoshta nën drejtimin e Akademisë së Shkencave në të ardhmen. Ndërsa ju zoti Tufa për shkleje të rëndë të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit dhe mendoj që edhe detyrën si drejtor ekzekutiv ta lini si i papërshtatshëm.

EMISIONET