Spanjë, socialistët kryesojnë në sondazhin për zgjedhjet e parakohshme

Spanjë, socialistët kryesojnë në sondazhin për

Socialistët spanjollë duket se fitojnë, por pa mundur të sigurojnë shumicën, në zgjedhjet e parakohshme të 28 prillit, tregoi sot një sondazh.

Sipas të dhënave, partia e ekstremit të djathtë Vox hyn në parlament për herë të parë pasi gati katër dekadash.

Partia Socialiste e kryeministrit Pedro Sanchez siguron 115-117 vende në zgjedhjet parlamentare, sipas një anketimi nga GESOP botuar në gazetën "El Periodico", pa mundur të sigurojë shumicën në parlamentin me 350 ulëse në total.

Partia Popullore konservatore do të mblidhte 75-77 vende, sipas sondazhit.

Bazuar në këto rezultate, dy partitë më të mëdha do të kenë  nevojë për mbështetjen e partive më të vogla për të siguruar shumicën dhe për të zgjedhur një Kryeministër.

Socialistët mund të arrijnë 176 vendet e nevojshme për një shumicë në Parlament, pasi ata do të kishin mbështetjen e Podemos dhe të partive katalanase, bazuar në anketë. Sanchez mund të kërkojë mbështetje nga partitë e tjera më të vogla për të sjellë një shumicë më të gjerë.

Vox i krahut të djathtë duket se do të marrë 43-46 vende në parlament, tregon sondazhi. Do të jetë hera e parë pas 37 viteshqë një parti e ekstremit të djathtë do të jetë e pranishme në Parlamentin spanjoll.

Qendra e djathtë Ciudadanos do të kishte siguruar 44-47 vende, shumë afër Vox për t'u bërë partia e tretë më e madhe.

Sondazhi i GESOP është i pari pas shpalljes së zgjedhjeve. Anketa përfshiu 1,000 vetë dhe u zhvillua në datat 13 deri më 15 shkurt.

EMISIONET