Spanja anulon shitjen e 400 bombave, Arabisë Saudite i kthen mbrapsht 9.2 milionë euro

Spanja anulon shitjen e 400 bombave, Arabisë Saudite i kthen mbrapsht 9.2

Spanja po anulon shitjen e 400 bombave të udhëhequra me lazer për Arabinë Saudite nga frika se armët mund të përdoren nga koalicioni i udhëhequr nga Rijadi dhe që luftonin rebelët Houthi në Jemen.

Marrëveshja ëhstë firmosur në 2015 kur në qeveri ishin konservatorët ndërsa administrata e qendrës së majtë planifikon t'i kthejë mbrapsht Arabisë 9.2 milionë eurot (10.6 milionë) që kjo e fundit kishte paguar raporton Cadena Ser të martën.

Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi lajmin por nuk pranoi të jepte detaje informon AP.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar sulmet ajrore të koalicionit dhe sulme të tjera në Jemen për vrasjen e civilëve. Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut thonë se të gjitha palët mund të kenë kryer krime lufte.


EMISIONET