Spalletti sqaron situatën e Mauro Icardit

Spalletti sqaron situatën e Mauro Icardit

Mauro Icardi refuzoi të fluturojë me skuadrën në Vjenë. Është ky versioni i trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, me teknikun italian që ka zbuluar arsyen e mungesës së Icardit në sfidën ndaj Rapid Vienna.

"Interi ka një lojë të rëndësishme të enjten. Do të kemi kohë pas kësaj për të qartësuar qëndrimin e Icardi. Ishte një vendim i vështirë, por ai u mbështet nga të gjithë në klub dhe bëri për të mirën e Interit, si dhe të ekipit. Icardi u thirr, por nuk dëshiroi të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Vienë. "-tha në konferencën për shtyp tekniku Spalletti.

Paraditen e sotme, kryesia e klubit i hoqi shiritin e kapitenit Icardit, i cili është në kërkim të kushteve më të mira financiare. Kontrata e ofruar nga zikaltërit kap vlerën e 7 milionë eurove, ndërkohë që Icardi kërkon rreth 9 milionë.

EMISIONET