Ai është sulmuesi më i fortë i Seria A. Bëhet fjalë për sulmuesin e Inter-it, Mauro Icardi që në sezonin e fundit fitoi dhe "Këpucën e Artë" të kampionatit, pas 29 rrjetave.

Forma e mirë dhe statistikat e frikshme e kanë kthyer atë në lojtarin më të kërkuar të merkatos. Një lajm që është konfirmuar dhe nga trajneri i zikaltërve, Luciano Spalletti që ka thënë se ai është i pafuqishëm ta ndal largimin e Mauro Icardit nga ekipi nëse atë e kërkon ndonjë klub i madh.

Kam folur me Mauron disa herë dhe ai ka dhënë sinjale shumë të qarta.

“Ai është i lumtur në Inter dhe dëshiron që të qëndroi, por pastaj ka klube të tjera të cilat, nëse vendosin ta blejnë lojtarin, ju nuk mund të thoni “nuk do ta lejojmë të largohet, pastaj në ditën tjetër ai të jetë i lumtur me largimin e edhe klubi, edhe pse më parë ka menduar ndryshe.

“Ne duhet të jemi gati për çdo gjë, por për momentin nuk ka sinjale dhe nuk ka dyshime që largimi është ajo çfarë ai dëshiron”,-tha Spalletti për "Sky Sports Italia".

Ish sulmuesi i Sampdoria ka një klauzolë prej 96.3 milionë funte në kontratën e tij dhe interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur fituesit e Ligës së Kampionëve, Real Madrid.

/Ora News.tv/