Spalleti "ngroh" zikaltërit: Icardi është gati, ndaj Milanit mendoj vetëm fitoren

Spalleti "ngroh" zikaltërit: Icardi është gati, ndaj

Derbi i Madoninës është pranë dhe Luciano Spalleti e Gennaro Gattuso po i japin dorën e fundit përgatitjeve me skuadrën dhe janë në çastet e fundit për të zgjedhur formacionit që do të hedhin në fushë.

Përpara derbit të qytetit, një lajm i mirë për tifozët zikaltër vjen nga infermjeria. Mauro Icardi ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm plotësisht për ta nisur titullar sfidën ndaj kuqezijve. Një lajm i mirë ky për tifozët zikaltër që prej 4 javësh nuk e kanë parë argjentinasin në aksion.

Prezencën e 25 vjeçarit në derbin s së dielës kundër Milanit e ka konfirmuar dhe Luciano Spalleti që në konferencën për shtyp ka deklaruar: 

Italiani ka folur para derbit lokal dhe botëror mes kuqezinjve dhe zikaltëve, i cili do të zhvillohet ditën e nesërm

“Ndjesitë për këtë derbi janë të mrekullueshme.Ne jemi të gatshëm të luajmë ndeshjen më të madhe të sezonit. Ne e dimë se sa shumë interesohen tifozët tanë për këtë takim dhe duam të vendosim fatin tonë. Pra, për ta bërë këtë, duhet të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona. Icardi nuk është vetëm gati, ai është më shumë se i gatshëm. Derbi sjell ndjesi të veçantë për ata që janë të fortë. Pikët thonë se jemi përpara Milanit dhe për t’i fituar ato pikë, ne duhet të bëjmë paraqitje të fortë. Gjëja më e vështirë do të jetë të luash dhe ta fitosh ndeshjen me cilësitë e tona”.-përfundoj trajneri i zikaltërve, Spalleti.

EMISIONET