Të paprekshmit do të jenë në qendër të hetimeve prej SPAK . ambasada e shba përmes një postimi në facebook ka theksuar se truktura e re nuk do të jetë e ndikuar nga policika dhe se të gjithë zyrtarët e korruptuar do të ndiqen penalisht. Gjithashtu dhe vetë prokurorët dhe hetuesit që do të jenë pjesë e SPAK do të jetë nën një process monitorimi të pandërprerë

Me ngritjen e SPAK të pavarur dhe jo të politizuar pritet të marrë fund pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Në videomesazhin e radhës Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron se me ngritjen e këtij institucioni Kushtetues të pavarur askush nuk do të jetë i paprekshëm pasi SPAK do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.

Ndërkombëtarët janë në dijeni se me sistemin e vjetër të drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar nuk dalin para togave të zeza për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët kanosen me jetën e tyre.

Në postimin në facebook ambasada shpjegon se SPAK përbehet nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, anëtarët  të cilave do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë  duke i dhënë fund emërimit të tyre nga politikanët.

Gjithashtu prokurorët dhe hetuesit do të kalojnë procesin e rivlerësimit si dhe do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përzgjedhur 15 kandidatët të cilët kanë kërkuar të garojnë për SPAK, të cilët përpara se të marrin detyrën duhet të kalojnë procesin e vettingut. Sipas Kushtetutës, SPAK nuk mund të ketë më pak se 10 Prokurorë që të funksionojë.

KANDIDATËT PËR SPAK

1. Altin Dumani

2. Anton Martini

3. Elisabeta Imeraj

4. Arben Kraja

5. Doloreza Musabelliu

6. Klodian Braho

7. Enkeleda Millonaj

8. Manjola Kajana

9. Edvin Kondili

10. Ened Nakuçi

11. Elida Kaçkini

12. Ndini Tavani

13. Behar Dibra

14. Anita Jella

15. Besnik Muçi

/Ora News.tv/