Spahiu: Qeveria në situatë dramatike, nuk bën dot rrugë

Spahiu: Qeveria në situatë dramatike, nuk bën dot rrugë

Deputeti i LSI-se Përparim Spahiu, në emisionin 360gradë të Artur Zhejit në Oranews, tha se "Rama nuk bën dot rrugë".

Spahiu rrefehu dështimin e Ramës me projektin kinez për rrugën e Arbit.

"Kanë mashtruar në 2013, me kinezët.Rruga e Arbit do të bëhej me kinezët, gjë që ka pasur shumë interes, por nuk morëm asnjëherë vesh, grupin e punës që u ngrit", tha Spahiu.

Për Spahiun, qeveria është në një situatë dramatike.

Spahiu: Unë besoj fort që një apo dy vite atje nuk do të fillojë punë. Ishte thjesht një shfaqje në një moment dramatik që po kalon qeveria. Pas Himarës, zgjidhi Dibrën. Nisi sherrin me mediat italiane që sot ka kërkuar falje, nesër do dalë me dicka tjetër. Unë jam i bindur që ai ekran i madh nuk ja vlente aq sa u shpenzua për atë prezantim në Bulqizë. 


EMISIONET