Spahiu hedh bombën: Shkoj në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Spahiu hedh bombën: Shkoj në zgjedhje edhe me Ramën

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se është i gatshëm të shkojë një zgjedhje të përgjithshme me Ramën, kryeministër, që ditën e dielë.

Ai shprehet i bindur se Rama nuk fiton më.

Spahiu: Ikim në zgjedhje me programe, me koalicione. Opozita i ka vënë kushtet e saj. Ne si opozitë kemi kërkesat tona dhe presim reagimin e një mazhorance siç është ajo e PS-së. Një datë zgjedhjesh pritet, e mirëpresim dhe jemi gati për garën e radhës korrekte. 

Murrizi: Nëse Rama thotë për 45 ditë. 

Spahiu: Unë jam gati të shkoj me Ramën kryeministër në zgjedhje edhe ditën e dielë. Unë dhe shumë deputetë të tjerë sepse nuk ka shans që Rama të fitojë më. 

Zheji: Mund ta thuash edhe një herë? 

Spahiu: Unë jam gati. Të shpalli një datë për zgjedhje dhe iki me Ramën kryeministër, sepse nuk fiton më.


EMISIONET