Ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype në "360 Gradë" në Ora News thotë se hashashi dhe kokaina janë e njëjta platformë politike, duke nënvizuar se socialistët e kanë kuptuar se droga është mjet i madh fitimi pa lënë gjurmë siç lihet me tenderat dhe korrupsionin.

Spahiu: Shqipëria mbytet me një ngarkesë dhe sot debati ka shkarë nëse një shofer është përgjegjës nëse ka transportuar rreth një ton kokainë.

Do të isha kundër asaj që tha zt.Klosi që hashashi nuk ka lidhje me kokainën. Ka edhe kanë shumë. Është e njëjta platformë. Një nga arsyet pse shqiptarët e kanë ulur prodhimit është e cilësisë më të dobët. Kanabisi e prodhuar në vende të tjera ka qenë më e mirë se kanabisi i Lazaratit, Tepelenës apo Maminasit.

Së dyti, transporti i kanabisit u vështirësua. Transporti i kokainës nuk është thjesht si vend tranzit, por edhe për konsumim të brendshëm.

Dy politikanë që është e sigurt që konsumojnë lëndë narkotike është kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm. Nuk ka shqiptar që të mos thotë se Edi Rama dhe Saimir Tahiri të mos konsumojnë kokainën.

Ç'e shtiu PD-në dhe PS-në për të tërhequr nga ligji për dekriminalizimin për testin e drogës. Socialistët kanë kuptuar një gjë; përfitimet që vijnë nga trafiku i drogës janë më të thjeshta se korrupsioni, tenderat dhe privatizimet. Siç dihet sot e kësaj dite kontrollohen sot e kësaj dite dosjet e KESH-s, naftës etj.

Droga që vjen nga El Salvadori dhe Kolumbia të japin fitimin 200 herë më të lartë se tenderat. Dy shoferë që të marrin përsipër ngarkesën, kjo është e lehtë.

Ata e kanë goditur këtë ngarkesë pasi ka qenë jashtë

/Ora News.tv/