Southgate: Rezultati më kënaq por skuadra ...

Southgate: Rezultati më kënaq por skuadra ...

Pavarësisht fitores së thellë 6-1 kundër Panamasë, trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer shumë performanca nga djemtë e tij. Southgate theksoi se golat e shumtë kanë rëndësi kur bëhet fjalë për vendin e parë në grup, duke motivuar lojtarët që të japin më të mirën në sfidën e fundit në grup, atë përballë Belgjikës.

"Nuk më pëlqen shumë performanca, nuk më pëlqente fillimisht dhe nuk më pëlqente as në fund, por mendoj se lëvizjet e topit ishin mjaft të mira. Unë mund të dukem hipokrit, megjithatë, vetëm mendova se ishim pak të shqetësuar në fillim. Kemi luajtur vërtet minuta të mira, rreth 35-40 minuta, por sigurisht që pjesa e dytë ishte më e vështirë. Ishte e rëndësishme që ne të ishim në gjendje të shënonim gola. Ne duam të vazhdojmë momentin fantastik, ne duhet të mendojmë për ekipin që do hedhim në fushë kundër Belgjikës."-tha Southgate për "BBC Sport".

EMISIONET