Opozita 4 orë protestë: Rama ik! Përplasje me gaz lotsjelles, gur dhe ujë

Zgjati katër orë protesta e opozitës e thirrur sot, 16 mars 2019, fillimishit para kryeministrisë për të vijuar më pas para Parlamentit ku pati dhe përplasje. Me thirrjet: Rama ik! dhe me pankarta në duar protestuesit të udhëhequr dhe nga krerët e partive opozitare përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie teknike që do çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Protesta nisi në orën 11:00 por ndryshe nga protestat e kaluara, pas bashkimit në sheshin para kryeministrisë, opozita së bashku me mbështetësit, Basha e Kryemadhi marshuan për dy herë rreth Kryeministrisë.  Nuk munguan as shashkat dhe tymueset, por pa incidente të rënda. 

Më pas protestuesit marshuan në sheshin "Skëndërbej",  për tu drejtuar më pas përpara Parlamentit. Aty protestuesit tentuan të rrëzojnë gardhin rrethues dhe kjo bëri që policia të ndërhyjë me gaz dhe ujë me presion. Por marshimi i Bashës nuk ndali as këtu. Së bashku me mbështetësit ai rrethoi edhe Parlamentin, për t'iu drejtuar në fund selisë së PD-së ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës.

Protestuesit përdorën gur drejt policisë ndërsa policia i shpërndau me gaz lotsjellës dhe me ujë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për evitim të konfrontimeve ndërsa policia përmes një njoftimi për shtyp disa orë më vonë deklaroi se 3 efektivë policie ishin plagosur me sende të forta por nuk saktësoi numrin e protestuesve që ishin lënduar nga gazi lotsjellës. 

 Protesta u mbyll në orën 15:00 me fjalimin përmbyllës të kreut të PD-së i cili tha se dita e sotme hyri në histori.  Basha shtoi se rruga që ka nisur në 16 shkurt nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se protesta të tjera do të ketë. Ai kishte edhe një thirrje në anglisht për të gjithë ndërkombëtarët. 

Basha: E sotmja hyri në historinë tonë të bashkimit kombëtar.  Çdo shqiptar sot dhe çdo brez që vjen ju ka një borxh ju, misionarë të lirisë, misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Evropa. Dua ti drejtoj në emrin tuaj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimore që na kanë mbështetur në 29 vite demokraci "no stability without democracy", "no stability without rule of law" Mos e dëgjoni autokratin Edi Rama dëgjoni zërin e qytetarëve. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo rrugë, në çdo fshat derisa ta çlirojmë vendin nga kriminelët, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 jave që nuk gjen vrimë ku të futet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme. Në Evropë shkohet vetëm me zgjedhje të lira, shkohet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë."

TV Ora percolli live te gjithe zhvillimet e protestes



Ora 17:00  Shoqërohen në polici 10 persona, mes tyre Luan Baçi dhe djali i tij   Policia e quan protesten te paligjshme

Ora 15: 50 Kryemadhi pas protestës: Rama sot mori një shuplakë, loja ka filluar të luhet fort

Ora 14: 44: Basha nga protesta: E sotmja hyri në histori! Thirrje ndërkombëtarëve në anglisht

Ora 14:20 Një grup protestuesish vijojne te qendrojne para parlamentit ndersa nje grup tjeter i drejtuar nga Basha po zhvendosen drejt selise PD-se ku Basha mban fjalimin e fundit. 

 Ora 14:10: Situata para parlamentit është e tensinuar. Ka momente kur protestuesit godasin me gurë ndërsa policia përdor gaz lotsjellës edhe ujë për të shpërndarë protestuesit  Pas më shumë se 3 orë para kryeministrisë, protestuesit i zhvendosën  përpara Parlamentit, ku u përplasën me policinë. Ka dhe disa të plagosur.   Policia thirrje me megafon për të mos kryer vepra penale.



Ora 14: 05 Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për evitim të konfrontimeve

Ora 14:04 Shpërndahet gaz lotsjellës në të gjithë perimetrin para parlamentit me qellim qe te largohen protestuesit. Nderkohe gazetaret thone se protestuesit kane shkulur pllakat e trotuarit dhe godasin policinë. 

Forcat te shumta policie jane vendosur kordon para policise nderkohe nje makine uji shperndan uje per te mbajtur larg protestuesit. 



<

Ora 13:40 Shtohen forcat e policise dhe makinat e blinduara

Ora 13:30 Lëndohet një protestues


Ora 13:23 Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.



Ora 13:00 Protesutesit drejt Parlamentit, FNSH ne gatishmëri

Protestuesit të udhëhequr nga Basha kanë marshuar drejt ministrisë së Brendshme, më pas janë drejtuar drejt Parlamentit.

Ora: 12:50 Basha dhe protestuesit marshojnë drejt sheshit "Skënderbej"

Flamur Noka: Kjo protestë do të jetë marshim, na ndiqni, marshim. Kjo tregon që ne dimë të protestojmë dhe tregojmë që përfaqësojmë vlerat e qytetërimit. Ne do të marshojmë. Na ndiqni!

Ora 11: 46  Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi i jane bashkuar protestuesve ne marshimin drejt kryeministrisë. 

Ora 11:50 protestuesit hedhin shishe me bojë dhe tymuese drejt kryemininistrisë



Kryemadhi deklaron për RTV Ora: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme madje po zgjedh kandidatin për kryeministër


Ora 11:07 Me thirrjet Rama ik! Nis marshimi drejt kryeministrisë.  Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama.  Ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës. 

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi i jane bashkuar marshimit ndërsa policia ka forcuar masat e sigurisë para kryeministrisë.  Si herët e tjera kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë. Këtë herë ndodhet në Berat, në kuadër të takimeve " Bashkia që duam".

RTV Ora percjell live  protesten ne facebook dhe ne youtube


Ora 10:30 Kryetari Basha ka thirrur një mbledhje ku pritet të diskutohet nëse do të qëndrojnë 48 orë në shesh.

"Opozita në tërësi po përpiqet ti japë protestës fytyrën qytetare për të theksuar se largimi i qeverisë Rama është një lëvizje popullore.  Do u kërkohet edhe mendimi i qytetarëve për të zgjatuar rezistencën" informon gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj.

Ora 10:16 Salianji: Do jete revolte e madhe  

Ervin Salianji ne nje prononcim për RTV Ora u shpreh: Protesta do ia arrijë qëllimin. Do të jetë manifest dhe revoltë e madhe që tregon papajtueshmërinë me Ramën dhe qeverisjen e tij. Sa më shumë të zgjasë Edi Rama agoninë e vet do të ketë kosto të mëdha personale



Ora 09: 45 - Kryetari PD-se mberrin ne seline PD

 


Ora 09:05 Policia nuk lejon mjetet e transportit, fugona dhe autobusa që të hyjnë te "Rruga e Elbasanit"


Ora 08:40 Policia rrethon kryeministrinë, kontroll makinave



Dy orë para nisjes së protestës, policia ka rrethuar me një gardh perimetrin e kryeministrisë. Po ashtu, të gjitha makinat, përfshi edhe ato të televizioneve që hyjnë në bulevard i nënshtrohen një kontrolli policor, duke mbajtur shënim edhe targën.


Berat-Nisja e autobusëve me protestues u bë përpara selisë së PD të Beratit rreth orës 07:00. Protestuesve te PD-së i'u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së.



Korçë-Janë nisur drejt Tiranës 1400 qytetarë. Protestuesit janë me autobusë, por edhe me mjete personale.


Fier-Kreu i PD Luan Baçi denoncon përsëri presionin e policisë. Ai shprehet se vetëm mëngjesin e sotëm janë marrë ne tel nga policia një numër i lartë protestuesish duke ju thënë që duhet të paraqiten ne orën 8.00 në polici.

Lezhë-Nisja e protestuesve nga Lezha është bërë në mënyrë të organizuar me autobuz dhe me mjete privatë të organizuar nga dega e PD në Lezhë.



Elbasan- Deri në orën 8 janë nisur 5 autobusë. Po kështu demokratët po nisen nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.

Lushnje-Sipas PD janë nisur rreth 1 mijë qytetarë, kryesisht me mjete personale. Pjesë e protestës janë edhe qytetarë pa bindje politike.

Vlorë-Rreth 16 autobusë janë nisur nga tre pika të ndryshme në qytet por edhe ne disa fshatra. Sipas PD janë rreth 2 mijë qytetarë që janë nisur drejt Tiranës. 

EMISIONET