Është mbyllur pas 5 orësh protesta e thirrur nga opozita përpara kryeministrisë mesditën e 16 shkurtit 2019. Protesta u shoqërua dhe me tensione dhe përplasje dhe pati hedhje gurësh drejt kryeministrisë, flakë, tymuese, shishe molotov ndërkohë që policia përdori gaz lotsjellës por dhe pompa ujë për të zbrapsur protestuesit të cilët disa herë tentuan të hynin brenda. 

Ora News solli pamje nga momenti kur nga tarraca e kryeministrisë u qëllua me gaz lotsjellës drejt protestuesve të cilët afroheshin tek dera e kryeministrisë apo dhe hipnin në skelë. Edhe nga dyert e kryeministrisë u hidhej ujë protestuesve.

Protesta e nisur prej ores 11:00 u mbyll në orën 16:00 me fjalën e kryetarit të PD-së i cili paralajmëroi se protesta tjetër do të jetë të enjten e ardhshme: "Kryengritja qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen e këtij sistemi të kalbur. Ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë." 

Ministria e shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues.  Njëri prej tyre ishte gazetari i emisionit "Arena" në Ora News, Isa Myzyraj. Opozita akuzoi Ramën dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.   Vetë Rama nuk ndodhej në kryeministri por udhëtoi drejt Vlorës ku mbajti një takim të cili opozita e quajti si 'antimiting'

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje "për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunë" ndërkohë që i njëjti apel u bë dhe nga ndërkombëtarët. Prej Policisë së Shtetit ishte vënë në rrethim selia e Kryeministrisë të pajisur dhe me maska antigaz. Në godinat përreth, Garda kishte marrë masa me snajperistë por edhe duke filmuar protestën.

Si nisi protesta- Protesta e opozitës nisi me marshimin e mbështetësve nga rrethet por edhe me banorët e Astirit që u nisën drejt Kryeministrisë. U deshen vetëm 30 minuta nga nisja e protestës që banorët e Astirit të përplasen me policinë. Nuk munguan as tymueset dhe shishet molotov. Pas kësaj përplasje  kordoni i forcave të rendit është thyer. Me mjete rrethanore së pari është shkatërruar tenda mbrojtëse e strehës së derës së Kryeministrisë. Pikërisht këtu u regjistruan disa të plagosur dhe u kërkua ndërhyrja e ambulancave. Një prej të plagosurve mbeti mbi skelë teksa të tjerë u dëmtuan nga gazi lotësjellës. 

Ndërsa policia bëri thirrje për të ndalur protestën, përgjigjja ishte prishja e megafonëve. Deri në këtë moment as kryeministri Edi Rama nuk kishte reaguar. Qëndrimi i tij i parë erdhi pas shkatërrimit të instalacionit "Kërpurdha". 

Kryetari i PD-së theksoi më pas se erdhi në  shesh për të dëgjuar 20 folës por se provokimi prej policisë nuk e lejoi. Pas pesë orë protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi përfundimin e protestës duke kërkuar një tjetër tubim të enjten. 


E ZGJERUAR

Ora News percolli minute pas minute çdo detaj nga 5 orët e protestës së opozitës. 

Ora 16:00 Basha: Kryengritja vijon te enjten

Lulzim Basha: "Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t'ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t'i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme. "

Ora 15: 42 Kryemadhi: Dhunuesit nuk jane tanet, po te donim Rames i vinim flaken ne Kuvend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se dhuna është provokuar nga Rama dhe se nuk do të largohen por do të qëndrojnë me protetuesit.

Monika Kryemadhi: Ne i bëjmë thirrje të ndalojnë dhunuesit. Ata janë provokatorë të policisë. Pse nuk i ndalon policia ato 10 dhunues. Janë 1300 policë.  Të angazhoj strukturat e mija për dhunuesit e Ramës?! "Ne po të duam ia vëmë flakën në parlament, ia bëjmë më keq se Edi Paloka. Rama përmes provokimit do të bëjë rolin e viktimës por viktimat janë qytetarët. Flas për plumbat e gomës që ka hedhur policia apo dhe gazin lotsjellës. Nuk do të lëmë të hysh në zyrë."

Ora 15: 23 Ndizet zjarr pranë skelave në hyrje të kryeministrisë

Flakë në dyert e kryeministrisë, nga brenda ndërteses përpiqet të shuhen me ujë. Vijon të perdoren dhe tymuese dhe gaz lotsjellës për ti zbrapsur, protestuesit. Nga ana e saj policia vijon thirrjet me megafon drejt protestuesve se po bënin vepra penale. Do ndëshkoheni nga ligji.



Ora 14: 30  Policia zbraps protestuesit me uje
 Ora News ju sjell momentin kur disa protestues godasin me gurë xhamin e derës së kryeministrisë. Në momentin kur xhami thyhet, nga brenda i hedhin ujë me qëllim që të largohen. Protestuesit i kundërpërgjigjen. Gjithashtu herë pas here hidhen tymuese për të përpjekur protestuesit që të zbrapsen. 

 

Ora 14: 11: Nga brenda kryeministrisë hidhet uje për të zbrapsur protestuesit që hera heres i afrohen derës së kryeministrisë. Po keshtu nga tarraca qëllohet me gaz lotsjelles me qellim qe protestuesit te zbrapsen. 




Ora 14:00 E vetmja zgjidhje largimi i Rames

Basha deklaron: Policia ka përdetyrë të mbrojë qytetarët e të mos bëhet vegël e një narkoqeverie  e narkokryeministri që sot u rrëzua nga ky bashkim i madh i shqiptarëve. E vetmja zgjidhje është largimi i Ramës, një qeveri tranzitore. Në Europë nuk shkohet kurrë me një narkokryeministër. Skenari i dhunes ishte veprim tinezar i policise. Rama të largohet një orë e më parë,nuk vazhdohet më kështu"



Ora 13: 42  Disa protestues godasin me skelat e hekurit deren e kryeministrise.


(Foto: LSA)

Ora 13: 27 Vijon te jete e tensionuar situata para kryeministrise.  Per here te trete protestuesit hipin ne shkallet e kryeministrise dhe ne skelen para kryeministrise. 

Efektive qe ndodhen mbi tarracen e kryeministrise qellojne drejt protestuesve me plumba me gaz lotsjelles. 

Efektivet e policise qe ndodhen poshte kryeministrise kane maska per tu mbrojtur nga gazi lotsjelles.


Ora 13: 14 Per here te trete protestuesit kane hipur ne shkallet e kryeministrise. Ata kalojne me lehtesi kordonin e policise. Protestuesit therrasin: Rama ik! 

Ora News ju sjell videon e momentit kur efektivë qëllojnë nga lart me gaz lotsjellës në momentin kur protestuesit hipin në shkallët e kryeministrisë. Kjo ishte hera e dytë kur protestuesit hipën në shkallët e kryeministrisë. Policia lejoi protestuesit të hipin në shkallët e kryeministrisë.

Hidhet serish gaz lotsjelles per te larguar protestuesit

Ora 12: 47 Tensionohet situata tek kryeministria. Po hidhen gaz lotsjellës ndërsa protestuesit kanë prishur dhe skelën me të cilën mbulohej instalacioni i kërpudhës në anën e kryeministrisë. Raportohen qytetare dhe police te lenduar.  

Basha perserit serish akuzen se kemi te bejme me nje skenar te Rames per te provokuar dhe nxitur dhunen.




Protestuesit kanë hipur në shkallët e kryeministrisë dhe pasi kanë dëmtuar mburojën kanë tentuar të hyjnë në kryeministri. Nga brenda saj drejt protestuesve është hedhur me zorrë gaz lotsjellës. Disa persona janë parë të jenë lënduar. Ndërkohë që forca speciale ndodhen në tarracën e kryeministrisë dhe vëzhgojnë. 

Në një moment policia eshte terhequr dhe PD e akuzon se ishte e qellimshme 

Një autoambulancë ka mbërritur në shesh për të marrë personat e lënduar. Presidenti Meta bën apel për vetëpërmbajtje.

Flitet se një person ka mbetur i lënduar në skelen e kryeministrise. 


Ora 12:39  Protestuesit hipin sërish në shkallët e kryeministrisë

Ora 12: 34  Nje protestues heq megafonet te cilet bejne thirrje protestuesve te terhiqen. Aktualisht protestuesit jane larguar nga shkallet e kryeministrise. Nje kordon policor ndodhet poshte shkalleve te kryeministrise

 


Ora 12: 26 Protesta vijon, nderkohe qe policia therret te largohen. Ne shesh ndodhen te gjithe kreret e partive te opozites.  


Ora 12: 20 Policia thirrje: Terhiquni, sepse po shkelni ligjin


Ora 12:10 Basha: Kjo që shohim është skenar. Blegërimat janë pjesë e një skenari kriminal të policisë.

Ora 12: 11 Nje grup protestuesish ndodhen mbi skelen e kryeministrise.  

Gjithashtu dhe ne hyrje te kryeministrise ndodhen protestues. Kordoni i policise u ca dhe protestuesit kane perparuar para kryeministrise


 

Ora 12: 00 Aktualisht nje grup protestuesish ndodhen ne shkallet e kryeministrise

Ora 11: 52 Po hidhet gaz lotsjelles drejt protestuesve per ti zbrapsur nga kryeministria

Ora 11: 49 Nga dera e kryeministrise po hidhet gaz lotsjelles per te larguar protestuesit te cilet ndodhen ne shkallet e kryeministrise.

Kryemadhi thote se eshte gaz lotsjelles. Por ende nuk dihet. Protestuest hedhin objekte drejt atyre qe ndodhen brenda kryeministrise, kjo e fundit i pergjigjet me gaz lotsjelles.

Berisha tha: "Ai ia mbathi, ndërkohë policisë i tha ti provokojë dhe grishi provokuesit. Të rrinte në zyrë. Po të qe burrë duhej të rrinte në zyrë dhe jo tia mbathte. Edhe atje do të kertë një dron nga ajri që do të kërkojë arrestimin e Edi Ramës, simbolikisht"



Ora 11: 44 Protestuesit kane hipur ne skelen e vendosur para kryeministrise nderkohe qe protestuesit perpiqen te mbajne turmen. 

Protestuesit kane tentuar te hujen dhe brenda kryeministrise nga dera. Po hidhen dhe tymuese. Nderkohe punonjes te gardes ndodhen mbi tarrace.  

Sali Berisha: Ai ia mbathi, ndërkohë policisë i tha ti provokojë dhe grishi provokuesit. Të rrinte në zyrë te mos bente antimiting ne Vlore. Po të qe burrë duhej të rrinte në zyrë dhe jo tia mbathte. Edhe atje do të kertë një dron nga ajri që do të kërkojë arrestimin e Edi Ramës, simbolikisht Protestues hipin në shkallët e kryeministrisë dhe po ngrisin mbulojën. Hedhin zjarr



Ora 11: 37Protesta, përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë në kryeministri.

Zjarr ne shkathet e kryeministrise 

Ora 11: 30 Në sheshin para kryeministrisë protestuesit dëgjohen t'u bien vuvuzelave dhe shpesh të thërrasin "Rama ik!" "Poshtë qeveria!". Ata mbajnë pankarta në duar kundër qeverisë. 

Policia ka blinduar kryeministrinë.




Ora 10: 46 Numri i protestuesve po shtohet ne bulevard.  Nderkohe policia ka rrethuar kryeministrine.

Ora 10: 32 Forcat e policisë zhvendosen para kryeministrisë. 

Ora 9:55 Nis grumbullimi i protestuesve në bulevardin "Deshmoret e Kombit"



Ora 9:40 Kreu i PD, Lulzim Basha mbërrin në selinë e PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tashmë ndodhet në zyrën e tij. "Askush nuk mund të ndalojë protestën e qytetarëve" u shpreh ai.

Pyetjes se çfarë mesazhi keni për Ramën, Basha duke hyrë në selinë PD u shpreh: Mesazhin Rama do ta marrë në shesh"  informon gazetari i Ora News, Everest Dedaj. 





Ora 9:00 Sipas Partisë Demokratike raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë 

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë

Qarku Kukës – 4000 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Vlorë-Edhe protestuesit në Vlorë janë nisur drejt Tiranës. Gazetarja e Ora News raporton se makinat janë kontrolluar për rreth 10 minuta nga policia.


Shkodra-Flamur Noka: Sot politika hesht, do flasin qytetarët


Berati-Rreth orës 07:00 te mëngjesit të sotëm ka nisur nisja e autobusëve të organizuar nga Dega e PD-se në ketë qytet. Ndërkohë që është vënë re dhe prezenca e shume mjeteve te vogla personale të qytetareve, te cilët janë nisur te organizuar sipas njohjeve drejt Tiranes


Lezha- Qytetaret po nisen me autobusë dhe mjete private nga i gjithe qarku për tju bashkuar protestës së opozitës në Tiranë. Organizimi është bere nga degët e PD dhe LSI nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini.


Saranda-Autobusë dhe makina të vogla janë nisur që prej orës 4 të mëngjesit. Mbështetësit e opozitës janë organizuar nga PD, LSI dhe PBDNJ

Fier-Edhe protestuesit e qarkut Fier janë nisur drejt Tiranës. Kreu i PD dhe deputeti Luan Baci deklaron se në radhët e protestuese fierakë nuk ka asnjë person me precedent penal.



(Autobusë nga Gjirokastra drejt Tiranës)

Sipas PD, kjo protestë do të jetë vendimtare për Shqipërinë, ku qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre, duke larguar kryeministrin Edi Rama.

Opozita thotë se protesta do të jetë paqësore, por nga ana tjetër Policia e Shtetit në një deklaratë tha se persona me rekorde kriminale janë përgatitur për dhunë gjatë ditës së sotme.

Ndaj deklaratave të policisë reagoi Gazmend Bardhi sipas të cilit i vetmi person i dhunshëm është Edi Rama.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ditën e sotme do të jetë në Vlorë, në një takim me qytetarët. Lulzim Basha e ironizoi duke thënë se po ia mbath nga protesta e opozitës.

/Ora News.tv/