Shtyhet sërish telenovela "Shullazi", këtë herë shkojnë prokurorët por mungon avokati

Shtyhet për herë të nëntë pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, e përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Shkak është bërë mungesa e avokatit të këtij të fundit.

Në seancën që nisi pak pas orës 09:00 ishin të pranishëm katër prokurorët e çështjes, Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Të pandehurit nuk ishin të pranishëm, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, me përjashtim të avokatit të Blerim Shullazit, i cili u bë shkak për shtyrjen e seancës. 

Mësohet se avokati është larguar për shkak të një problemi familjar pak para nisjes së seancës për dhënien e pretencës. Po ashtu janë pezulluar edhe afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Pretenca për grupin "Shullazi" është shtyrë për në datën 2 tetor.


(Katër prokurorët e çështjes "Shullazi")

(Katër avokatët, mungon njëri)


Masa të rrepta sigurie

Ndërkohë nga të dyja anët, forca të shumta policie kanë rrethuar këtë institucion. Në gjykata ndodhen edhe drejtues të policisë së Tiranës dhe efektivë civilë.

Dosja futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Ndërkohë një ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë në përgjigje të Zërit të Amerikës për këtë çështje tha se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Refuzuan dosjen "Shullazi", Marku transferon 3 prokurorë, 7 në hetim disiplinor

Nuk vonoi shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar dje transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë  e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Me lëvizjen e këtij të fundit është larguar nga prokuroria e krimeve të renda njeri prej prokuroreve qe po hetonte dosjen e ish ministrit te Brendshëm.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

EMISIONET