Ndërkohë që në sallën e parlamentit deputetët mbanin fjalime, të rinjtë e FRPD kanë protestuar në mënyrë simbokike .

Ata protestuan me atë që e uajtën harta e krimit, ankandin për deputetët fasadë dhe me vargjet e poetit Ali Asllani: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

Sipas PD simbolika e hartës së krimit tregon se Ministria e Brendshme ka dështuar në sigurimin e rendit dhe qetësisë, duke u përqendruar tek dhunimi dhe helmimi me gaz i qytetarëve në shtëpitë e tyre apo sheshet e protestës dhe duke mbrojtur përfaqësuesit e krimit në parlament.

Të rinjtë improvizuan ankandin e blerjes së deputetëve. Me simbolin dhe slloganin e PS, të shndërruar në një gjethe kanabisi, të rinjtë kanë ironizuar opozitën fasadë të Ramës, duke renditur 4 përfitimet  e palëve nga ankandi:

1.    Bëhen me lekë

2.    Shpëtojnë nga dënimi për korrupsion

3.    Ruani lekët e marrë me krim dhe korrupsion

4.    Ruani pushtetin e Skënderbeut.

Për të etiketuar atë që përfaqëson parlamenti sot, të rinjtë përdorën vargjet e famshme të Ali Asllanit nga poema “Koha e maskarenjve”, të shkruara në një pankartë dalluese: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat,mbushni arkat, të pabrek’ ju gjeti dita, milionerë ju zuri darka”.

/Ora News.tv/