Sot në Diagnozë mjekët specialistë flasin për Parkinson, dhëmbë dhe fytyrën

Sot në Diagnozë mjekët specialistë flasin për

Emisioni dedikuar shëndetit "Diagnozë", nga Freskida Miloti, transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në Ora News. I ftuar në këtë cikël të emisionit është neurologu Dr. Altin Kuqo. Tema për të cilën do të flitet sot është Parkinsoni, një sëmundje degjenerative. Gjatë bisedës do të merrni përgjigjen e shumë pyetjeve. Kronikat e përgatitura do të pasqyrojnë historikun e kësaj sëmundje dhe zbulimin e saj, për simbolin e Parkinsonit dhe ditën botërore të kësaj sëmundje. Personazhe me famë botërore janë prekur nga Parkinsoni, njihuni me to gjatë minutave të emisionit 'Diagnozë'.

Dentisti Edison Guni do të tregojë për kujdesin që duhet të kemi me dhëmbët e fëmijëve. Këshilla të dobishme, mënyra se si duhet të heqim frikën e fëmijëve për të shkuar te dentisti dhe çfarë ndodh me dhëmbët e fëmijëve nëse ata flenë me gojën hapur. Në kronikën e përgatitur do të ndiqni gjithashtu për eventin e 'Ditës Botërore të shëndetit të dhëmbëve'.

Në studion e emisionit “Diagnozë” kimistja Megina Laçka do të flasë për rëndësinë e produkteve natyrale në krahasim me produktet industriale. Njëkohësisht ajo do të përgatisë në studio një serum efikas për fytyrën. Për më shumë ndiqni emisionin e të shtunës pasdite me moton 'Për një shëndet të mirë dhe jetë cilësore.' Emisioni "Diagnozë" transmeton kulturën mjekësore dhe kujdesin që duhet të tregojmë çdo ditë për shëndetin tonë.

EMISIONET